Si të përshpejtoni metabolizmin lehtësisht!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

metabolisPothuajse të gjithë janë të ndërgjegjshëm për faktin se metabolizmi ngadalesohet me vite. Por, shkencëtaret ende merren me metabolizmin,  duke zbuluar metoda interesante të cilat ngadalësojnë efektet e plakjes në mekanizmin e shpenzimit të kalorive.

Femrat pas moshës 20-vjeçare mesatarisht fitojnë  më shumë se gjysmë kilogrami në vit. Deri në moshën 50-vjecare mund të grumbullohen mjaft kilogramë.

Perveç kësaj fillon edhe ndikimi negativ i hormoneve, humbja e masës muskulore dhe stresi, të cilat së bashku  ngadalësojnë mekanizmin e djegies së indit dhjamor, respektivisht metabolizmin.

Përveç zbulimeve të shkencëtarëve në këtë prizëm, ka edhe receta të ndryshme alternative, të cilat me rekomandimin e mjekut mund t’ju vijnë shumë në ndihmë për të zgjidhur këtë problem.

Kjo pije e thjeshtë por tepër efikase mund të jetë zgjidhja edhe për ju:

  • 1 filxhan lëng domate
  • lëng nga një gjysmë limoni
  • 2 lugë çaji xhenxhefil integruar
  • Piper djegës
  • 2 gjethe selino

Përzieni të gjithë përbërësit përveç gjethes selino. Përdorni gota të larta për pije dhe selinon për garniturë. Pijeni këtë pije të mahnitshme, ndërsa selinon mund ta hani. Pas disa javësh do të ndjeni efektet e para në metabolizëm.

Pini 3 gota nga kjo pije natyrore midis ngrënies çdo ditë.

Kujdes! Konsultohuni me mjekun, pasi ndonjë nga përbërësit mudn t’ju bëjë reaksion.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut