Gjatë nxehtësisë ekstreme është e lehtë të dehidratoheni, ose që trupi juaj të mbinxehet.
Nxehtësia mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze dhe potencialisht fatale, si lodhja nga nxehtësia dhe goditja nga nxehtësia, të shkaktojë ngjarje të papritura si sulmi në zemër ose goditje në tru, ose të përkeqësojë gjendjet ekzistuese mjekësore si sëmundjet e veshkave ose të mushkërive.
Nxehtësia ekstreme mund të prekë këdo. Më të rrezikuarit janë personat mbi moshën 65 vjeç, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me probleme shëndetësore akute ose kronike dhe njerëzit që janë të izoluar nga shoqëria.
Qëndrimi i sigurt në nxehtësi ekstreme
- Përdorni ajër të kondicionuar nëse mundeni.Në pamundwsi përdorni një ventilator.
- Mbajeni lëkurën tuaj të lagur duke përdorur një shishe sprej ose sfungjer të lagur.
- Lagni një peshqir në ujë të freskët rubineti dhe mbështilleni lirshëm rreth kokës.
- Bëni dush të freskët ose banjë këmbësh me ujë të freskët çezme.
- Mbështillini kubet e akullit në një peshqir të lagur dhe vendoseni rreth qafës.
- Vishni veshje të lehta dhe të lirshme.
- Përdorni perde për të parandaluar që dielli të shkëlqejë drejtpërdrejt përmes dritareve.
- Hapni dritaret dhe dyert nëse mendoni se është më nxehtë brenda se sa jashtë.
Qëndroni të hidratuar:
- Gjatë ditëve kur jeni të ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme, vazhdoni të pini ujë para se të ndjeni etje, veçanërisht nëse jeni jashtë dhe kryeni aktivitet fizik. Nëse mjeku juaj ka kërkuar që të kufizoni marrjen e lëngjeve, pyesni ata se sa ujë duhet të pini gjatë motit të nxehtë.
- Sa herë që dilni nga shtëpia, merrni gjithmonë një shishe me ujë.
- Kujdes për shenjat e dehidrimit si ndjenja e etjes, dridhjet, goja e thatë, lodhja, urina me ngjyrë të errët, me erë të fortë.