Si të reduktoni presionin e lartë të gjakut për 5 minuta, pa ndihmën e ilaçeve!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

link3Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e kohës moderne, e cila ndodh si rezultat i rritjes së stresit, dietës jo të mirë, mungesës së gjumit apo jetesës sedentare.

Mjekësia alternative kineze zbulon këtë sekret që mund t’ju vijë në ndihmë më shumë nga sa mund ta imagjinoni! Kjo metodë mund të rregullojë presionin e gjakut në vetëm disa minuta, dhe pjesa më e mirë është se nuk ju nevojiten ilaçe.

Sëmundja mund të shërohet shpejt, duke stimuluar qarkullimin e gjakut dhe zakonisht, kjo arrihet nga masazhimi i pikave të caktuara.

Ka 3 pika të cilat mund të na ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut.

Pika 1: Këtë pikë mund të gjeni në skajin e veshit. Vetëm përdorni gishtat për të bërë lëvizje të buta rreth kësaj pike. Duhet të përsërisni procedurën 10 herë, nga të dyja anët e fytyrës.

Pika 2: Ju mund të gjeni këtë zonë nga veshi në drejtim të qafës. Duhet të masazhoni këtë vend me majë të gishtave për 1 minutë.

Ushtroni presion në vend, por sigurohuni të mos e lëndoni. E kryeni këtë procedurë në drejtim të kundërt të akrepave të orës ose në drejtim të akrepave të orës.

Pika 3: Linja fillon nga fytyra, afërsisht në lartësi me llapën e veshit dhe shtrihet drejt hundës. Duke përdorur gishtat tuaj, shtypni të dyja anët e kësaj linje për një minutë. Mos harroni ti shtypni butë, në mënyrë që të ndjeni shumë lehtë presionin.

Nëse bëhet siç duhet dhe rregullisht, ky trajtim në mënyrë efektive do t’ju ndihmojë të normalizoni presionin e lartë të gjakut.

Burimi: healthandhealthyliving / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë