Si të rinjtë të mësojnë më shumë rreth sipërmarrjes rinore?

Organizata Shqiptare Përtej Barrierave po hoston aktivitetin e projektit “Entrepreneurial mindset through Social Innovation in Youth Work” në qytetin e Durrësit në datat 19-29 prill. Projekti ka organizatë lider THY nga Kosova dhe është në partneritet me 7 organizata te tjera nga EU dhe Ballkani Perëndimor. Ky projekt mbështetet financiarisht nga programi Erasmus+ i Komisionit Europian.

38 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria dhe Turqia po trajnohen nga trajnerët e organizatës Shqiptare “Përtej Barrierave” mbi edukimin sipërmarrës, punësimin rinor dhe përfshirjen sociale.

Projekti synon të rrisë kapacitetet e konsorciumit mbi temat e sipërmarrjes dhe inovacionit, transferimi i njohurive dhe adresimi i çështjeve kyçe me interes për të rinjtë në ditët e sotme. Të përshpejtosh përfshirjen e të rinjve me më pak mundësi përmes sigurimit të aftësive të tyre dhe kompetencave në inovacionin social dhe edukimin mbi sipërmarrjen, është qëllimi kryesor që projekti kërkon të arrijë.

 

Gjatë javës të rinjtë me anë të metodologjisë së edukimit jo formal, kanë bërë punë kreative në grupe, kanë bërë prezantime se çfarë politikash ndjekin shtetet pjesëmarrëse për Sipërmarrjen Rinore, kanë mësuar të punojnë në grup, kanë shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë e tyre mbi temat që projekti trajton. Pasi trajnimi të përfundoj përfaqësuesit e organizatave partnere do të organizojnë aktivitete në komunitetet e tyre lokale për të shpërndarë njohuritë e marra në këtë trajnim.

 

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi