Si të shpëtojmë nga flokët e elektrizuar gjatë ditëve të ftohta

Përveç të ftohtit, gjatë kësaj kohe na duhet të përballemi edhe me flokë që elektrizohen çdo sekondë! Nuk ka rëndësi nëse sapo ke dalë nga salloni me krehjen e preferuar, i ftohti nuk do të të lërë t’i shijosh, aq më tepër nëse i shton ndonjë kapele apo shall rreth qafës.

Si të shpëtojmë nga flokët e elektrizuar?

Si fillim duhet t’i thani me një peshqir/çarçaf për të shmangur elektrizimin që shkaktohet nga tharja. Para se të flini mund t’i kaloni me lehtësi një krëhër.

Vendosni conditioner që floku të qëndrojë i hidratuar.

Aplikoni pak nga hidratanti i fytyrës për fijet e hallakatura nga elektrizimi.

Lagni pak gishtat me ujë dhe prekni butësisht flokët. Kjo do të balancojë ngarkesat pozitive dhe negative.

Merr një enë në formën e një sprucatori dhe brenda saj hidhni: ujë, kripë dhe balsam për flokët. Tundeni enën derisa të lidhen përbërësit bashkë. Lënda e përftuar do të jetë gati sa herë ju do të bëheni gati për të dalë nga shtëpia .

Të paktën 1 herë në javë bëni një maskë me avokado ose kokos do t’jua mbajë flokët të hidratuar. /Health Line

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?