Si të shpëtoni nga aknet vetëm me akull

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Aknet shkaktohen nga prodhimi i tepërt i yndyrës nga gjëndrat dhjamore. Kur qelizat e vdekura dhe toksina të tjera bllokojnë poret, yndyra mbetet nën lëkurë, duke shkaktuar infeksione bakteriale dhe akne në fytyrë, qafë, gjoks dhe shpinë.akull1

Kjo vjen si pasojë e çrregullimeve hormonale, dieta e varfër, higjiena e varfër, medikamentet dhe shumë faktorë të tjerë.

Fatmirësisht, ju mund të shpëtoni nga aknet falë një produkti natyral, i cili nuk shkakton asnjë efekt anësor dhe nuk ka asnjë kosto.  Bëhet fjalë për akullin, i cili mund t’ju vijë në ndihmë për të luftuar aknet e krijuara në fytyrë.

  • Akulli ul inflamacionin, skuqjet, ënjtjet.
  • Ai zvogëlon poret.
  • Me aplikimin e rregullt të akullit, poret bëhen më të vogla, prandaj nuk mund të bllokohen shumë shpejt. Kjo e bën lëkurën më të butë dhe më solide.
  • Poret më të vogla pengojnë hyrjen e baktereve në lëkurë, duke parandaluar kështu infeksionet dhe formimin e akneve.
  • Akulli lehtëson gjithashtu dhimbjet nga acarimet e lëkurës dhe djegiet.

Ju mund ta përdorni akullin në mënyrë drejtpërdrejtë, por edhe të krijoni një maskë kundër akneve. Mbani mend se për të luftuar puçrrat me copa akulli ju duhet të keni një fytyrë të pastruar mirë.

Copa akulli me çaj jeshil për të trajtuar puçrrat
Çaji jeshil është i njohur si anti-oksidant dhe mund të luftojë me shumë efektshmëri puçrrat ndërsa përdoret si akull. Më poshtë keni edhe mënyrën se si mund ta përgatisni.

  • Ngrohni një 1 tas me ujë më pas hiqeni nga flaka.
  • Shtoni 2 lugë me çaj jeshil dhe lëreni për 10 minuta që të japë efektin e tij.
  • Tani hidheni çajin në kuba të vogla dhe futeni që të ngrijë për 3-4 orë.

Ju mund ta aplikoni këtë trajtim 3-4 herë në ditë. Çdo trajtim nuk mund të vijojë më tepër se 15 minuta, dhe duhet të ketë më tepër kohë diferencë nëse do të bësh më tepër se 1 në ditë.

Burimi: Home Remedies for Life / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës