Si të shpëtoni nga gurrëzat dhe pllakat e dhëmbëve, pa përdorur trajtime të shtrenjta!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

pllakaFormimi i pllakave është shkaku kryesor i prishjes së dhëmbëve, inflamacionit, dhe problemet e tjera të dhëmbëve. Për fat të mirë, ekziston një ilaç i thjeshtë dhe efektiv i cili mund t’ju ndihmojë të largoni pllakat pa shkuar te dentisti ose duke evituar blerjen e produkteve të shtrenjta.

Megjithatë, është e një rëndësie jetike ruajtja e higjienës së duhur orale rregullisht, për të parandaluar bakteret dhe për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e shëndetshme.

Përbërësit:

  • 250ml ujë
  • 40g lëvore arre

Udhëzime:

Së pari, vloni levoret e arrave në ujë për 20 minuta. Pastaj, hiqini lëvoret nga uji i valë dhe mbulojini. Lerini të ftoheni dhe nëpërmjet një furçë dhëmbësh fërkoni dhëmbët për dhjetë minuta. Përsëriteni procedurën tri herë në ditë. Lëvoret e arrës kanë veti të forta antibakteriale dhe kanë aftësinë për të eliminuar gurrëzat dhe pllakat nga smalti i dhëmbit. Ky trajtim rekomandohet edhe për njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjea e mishrave të dhëmbëve, pasi do të zvogëlojë inflamacion në  kohë të shkurtër.

Kini parasysh që pavarësisht trajtimeve natyrale, të cilat janë tepët efektive, duhet të kryeni vizita rregullisht tek stomatologu juaj. Kjo është tepër e rëndësishme për të ruajtur higjenën orale.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve