Si të shpëtoni nga rrathët e zinj poshtë syve me mënyra natyrale

rrathe

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ujë trëndafili

trendafil

Uji i trëndafilit zbut dhe rigjeneron lëkurën poshtë syve, duke ndihmuar kështu në heqjen e rrathëve të zinj. Ai ka gjithashtu edhe veti antibakteriale, të cilat e pastrojnë lëkurën dhe e bëjnë të shkëlqejë.

Mjafton vetëm të njomni pak pambuk në ujin e trëndafilit dhe ta vendosni përreth syve. Lëreni për rreth 15 minuta. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë çdo javë, ose derisa të hiqen rrathët e zinj poshtë syve.

Domate

domate

Domatet kanë agjentë natyralë zbardhues që mund të zbardhin lëkurën shumë lehtë.

Merrni një lugë çaji lëng domatesh dhe 1 ½ lugë çaji lëng limoni, i përzieni bashkë dhe aplikojeni tek pjesa poshtë syve. Mbajeni për rreth 10 minuta dhe më pas i lani sytë me ujë të ftohtë. Ndiqni këtë trajtim dy herë në ditë për 2-3 javë derisa të hiqen rrathët e zinj.

Vaj bajamesh

vaj-bajamesh

Vaji i bajames është një përbërës i mirë natyral për lëkurën. Duke e masazhuar rregullisht me vaj bajamesh, ju hiqni njollat e zeza të venave në pjesën e  lëkurës poshtë syve.

Aplikoni pak vaj bajamesh tek rrathët e zinj (para se të flini) dhe masazhojeni me kujdes. Mbajeni ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes i lani sytë me ujë të ftohtë. Përdoreni këtë trajtim derisa t’ju hiqen rrathët e zinj.

 Patate

patate

Edhe patatet kanë veti të mira zbardhuese, prandaj mund të heqin rrathët e zinj dhe të shërojnë sytë e ënjtur.

Merrni dy patate, i shtrydhni pa ua hequr lëkurën. Më pas njomni pak pambuk tek lëngu dge e vendosni përreth syve. Mbajeni atë për 10-15 minuta. Në fund i lani sytë si zakonsith. Duhet ta përsërisni këtë trajtim dy herë në ditë për disa javë.

Kastravec

kastravec

Kastravecët kanë agjentë zbardhues dhe zbutës të lëkurës, që mund të heqin rrathët e zinj poshtë syve në mënyrë natyrale dhe të rifreskojnë lëkurën.

Prisni një kastravec të freskët në feta të holla dhe e ngrini në frigorifer për rreth gjysmë ore. Vendosni fetat e kastravecit poshtë syve dhe mbajini për 10 minuta. Në fund i lani sytë si zakonisht. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë që të merrni rezultate më të mira.

Mund të përzieni edhe lëng kastravecësh me lëng limoni, në sasi të barabartë, dhe ta aplikoni tek pjesa poshtë syve me anë të një cope pambuku. Lëreni të thahet për 15 minuta dhe më pas i lani sytë.

 Burimi: Cosmopolitan / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës