Si të trajtoni flokët gjatë stinës së verës

Shumë aktivitete që bëni gjatë stinës të nxehtë të verës, mund t’ju dëmtojnë flokët duke i bërë të duken të djegur, të ashpër e pa shkëlqim. Ne ju rekomandojmë të ndiqni disa rregulla për të evituar këto probleme:

floke te demtuarTregoni kujdes me mënyrën e larjes së flokëve: kujdesuni të përdorni shampo me përbërës natyralë dhe evitoni hedhjen e shampos direkt të skalp. Hidhni një masë të vogël shampo në dorë përziejeni me ujë dhe filloni procesin e larjes duke u kujdesur të masazhoni mirë skalpin.Pas larjes përdorni gjithmonë balsam për majat e flokëve tuaj. Evitoni larjen e flokëve çdo ditë.

Kujdesuni për majat e flokëve: përdorni vaj argani për të pasur maja të buta dhe për të evituar çarjen e tyre. Aplikojeni tek majat e flokëve para larjes, mbajeni 20 minuta dhe mund të lani flokët si zakonisht.

Aplikoni pak krem me filtra mbrojtës për flokët: një sasi të vogël kremi përhapeni në duar e më pas kaloni duart nëpër flokë (jo tek rrënjët). Kjo do t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme.

Aplikoni silikon: pas larjes së flokëve duhet të aplikoni silikon, sepse mbron flokët nga dëmtimi që shkakton tharësja apo mjete të tjera të nxehta që përdoren për të stiluar flokët.

Kini kujdes me krëhërin: para se të kaloni krehërin nëpër flokë kujdesuni të realizoni një “krehje natyrale” me gishta.

Provoni  të kapni flokët “ topuz”: ky model i thjeshtë dhe i këndshëm eviton depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit në flokë./ Përgatiti për “Shëndet+: Elena Beta”

 

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur