Kryefaqja Dieta Si të ushqehemi shëndetshëm në bazë të gjeneve

Si të ushqehemi shëndetshëm në bazë të gjeneve

0
Shpërndaje

Për gazetën “Shëndet+”, Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste

A dimë të ushqehemi? A ia keni bërë ndonjëherë këtë pyetje vetes? Përgjigjja rutinë e secilit do të jetë: “Patjetër, kujdesem për cilësinë e ushqimeve dhe sasinë, duke mos e tepruar me to”. Por tashmë përgjigjen e saktë na e jep nutrigjenetika.

Çfarë është nutrigjenetika? 

Nutrigjenetika është një shkencë që është zhvilluar shumë gjatë viteve të fundit, si vazhdim i zbulimit të genomit njerëzor. Ajo lejon të identifikohen variacionet gjenetike të njeriut që shkaktojnë diferenca në përgjigjen fenotipike ndaj përbërësve të marra nëpërmjet regjimit ushqimor. Objektivi është vlerësimi i risqeve dhe përfitimeve për individin dhe përcaktimi i një regjimi ushqimor të vlefshëm për secilin individ.

Nutrigjenetika2Ç’do të thotë kjo konkretisht? 

Në bazë të këtij testi merren masa për një dietë të ekuilibruar me elementet vitaminike, proteinike, yndyrna dhe karbohidrate, sipas nevojave individuale dhe shmangien e faktorëve të riskut, të cilat çojnë në zhvillimin e sëmundjeve.
Nëpërmjet nutrigjenetikës mund të shikohet prirja për:
-diabet
-hipertension
-hiperkolesterolemi
-sëmundjen celiake
-intolerancën gjenetike ndaj laktozës
-sëmundje kardiovaskulare
-alcajmerin, depresionin etj.

Çfarë përfitoni nëse kryeni testin e nutrigjenetikës? 

Mund të njihet metabolizmi personal nga pikëpamja gjenetike dhe për pasojë: Mund të stabilizohet një regjim ushqimor i personalizuar për t’u përdorur për qëllime parandaluese të sëmundjeve, për të cilat kemi prirje. Dhe ky nuk është një përfitim i përkohshëm, por një përfitim që zgjat gjatë gjithë jetës.
Testi gjenetik nutrigenë vlerëson më shumë se 20 polimorfizma të ndryshëm duke ndërhyrë në ushqyerje dhe lejon:
1) Mbajtjen e një regjimi korrekt ushqimor në mënyrë që të mbahet një peshë trupore e qëndrueshme.
2) Parandalimin në mënyrë efikase të shfaqjes së patologjive për të cilat keni prirje gjenetike.
Si realizohet ky test?
Realizohet me një tampon të thjeshtë bukal (nga goja) me pështymë.

A e dini se ka disa lloje testesh të nutrigjenetikës? 

Nutrigjenetika tek të rriturit është një panel gjenetik i ndërtuar nga 20 gene. Në bazë të rezultateve të marra hartohet një skemë nutricioni duke përcaktuar një dietë personale për çdo individ.

Çdokush duhet të ketë informacion mbi prirjet e tij gjenetike në mënyrë që të parandalohen problemet e ndryshme shëndetësore. Fatkeqësisht statistikat nga Organizata Botërore e Shëndetit janë alarmuese përsa i përket sëmundjeve që vijnë si pasojë e mbipeshës apo kequshqyerjes. Megjithatë, po bëhen përpjekje të shumta për t’i luftuar këto probleme nëpërmjet mënyrës së të ushqyerit.

EpigjenetikaNutrigjenetika miks është përshtatja ndaj stresit dhe sensibilitetit ndaj laktozës dhe glutenit.

A e dini se simptomat së ndjeshmërisë ndaj glutenit janë më shumë se 250? Ato përfshijne fryrjet, dhimbjet e barkut, kapsllëkun dhe diarrenë. Mund të shfaqen edhe si simptoma të tipit dhimbje muskulare, dhimbje kockash apo të dyja së bashku.

Nutrigjenetika tek fëmijët 

Edhe fëmijët janë të rrezikuar nga problemet shëndetësore që vijnë si pasojë e mënyrës së gabuar të ushqyerjes. Në ditët e sotme, nën ritmet e shpejta të jetës, të gjithë tundohemi drejt ushqimeve të shpejta apo të gatshme. Për më tepër, nga kompanitë e mëdha investohet shumë në reklamimin e këtyre ushqimeve aspak të shëndetshme. Tendencës për t’i konsumuar këto ushqime nuk mund t’i shpëtojnë as fëmijët.

Nutrigjenetika tek fëmijët na lejon pikërisht të stabilizojmë një regjim ushqimor sipas nevojave të fëmijës. Deficiti vitaminik, sensibiliteti ndaj laktozës apo glutenit janë elementet që na nxisin të përgatisim një regjim ushqimor që të eliminojmë deficitet vitaminike dhe sensibilitetet përkatëse (ushqime pa laktozë / pa gluten).

Nutrigjenetika tek femrat 
Lejon të stabilizojë një skemë ushqimore ku merren parasysh edhe problematikat tipike femërore siç janë kontracepsioni, menopauza, osteoporoza etj.

Nutrigjenetika për sportistët 
Njohja e informacionit gjenetik mbi forcën fizike sidomos për sportet e rezistencës, forcës apo shpejtësisë mund të çojë në zgjedhjen më të mirë të aktivitetit atletik. Duke zgjedhur planin më të mirë ushqimor, mundësohet parandalimi i rreziqeve patologjike që lidhen me ushtrimet fizike (tensioni i lartë, sëmundje kardiovaskulare, inflamacione dhe lëndime të tjera muskulare).

Nutrigjenetika për alopecinë androgjenetike
Alopecia androgjenetike (AGA) është një çrregullim i zakonshëm që prek 40% të meshkujve të rritur dhe gratë në përqindje më të ulët. Të dy sekset burrat dhe gratë që kanë rënie të konsiderueshme të flokëve, me siguri kanë një perceptim negativ mbi “imazhin” e tyre.

ushqim intoleranceNutrigjenetika estetike
Rëndësia e nutrigenetikës është e madhe në fushën estetike ku është i mundur studimi i gjeneve specifike për të vlerësuar proceset e ndryshme qelizore (të tilla si inflamacion, detoksifikim etj) që janë baza e plakjes, degradimit dermatologjik, shtimit në peshë, celulit etj.

Me pak fjalë, ushqehuni sipas prirjes suaj gjenetike dhe do të parandaloni kështu sëmundjet kryesore që hasen më shpesh.  Përfitimet janë në radhë të parë shëndetësore, por jo vetëm. Duke pasur një shëndet të mirë fizik, estetikisht do të dukemi më bukur dhe psikologjikisht do të ndihemi më mirë. Pra, është një reaksion zinxhir nga i cili do të keni vetëm përfitime.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here