Si të zëvendësoni suplementet proteinike me vezë

Dietologia australiane Sharon Natoli, zbuloi se vezët janë sekreti për të pasur një trup fantastik. Ajo shpjegoi se nuk është nevoja për të përdorur pluhura proteinike të kushtueshme, duhet të shtoni vetëm vezë në dietën tuaj dhe do arrini rezultatet që keni dëshiruar gjithmonë.

Natoli ndau me lexuesit e “Daily mail” recetën e saj të preferuar me përbërje veze, gjithashtu listoi dhe përfitimet shëndetësore të vezëve – duke përfshirë humbjen e peshës. Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina mund të heqë urinë dhe të çojë në konsum më të ulët të ushqimeve me yndyrë të lartë.  Vezët gjithashtu përmbajnë shumë vitamina B, përfshirë vitaminat B12, B5, biotinë, tiaminë dhe riboflavin së bashku me selen. Këto ju ndihmojnë për të ruajtur lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshëm duke ushqyer qelizat, duke nxitur elasticitetin e lëkurës dhe duke luftuar dëmet e shkaktuara nga radikalët e lirë. Përfitime të tjera përfshijnë një sistem imunitar më të fortë, memorie të mirë dhe muskuj të fuqishëm.

Vezë dhe perime

Çfarë ju duhet:

1 filxhan kafe me tërshërë

2 gota uji ose lëng perimesh

2 vezë të ziera

1 avokado

Kripë + piper

Përgatitja:

Shtoni tërshërë në një tigan dhe pasi të fitojë nxehtësi mjaftueshëm shtoni ujin. Gatuajini bashkë, për disa minuta dhe ndajini në dy pjata. Shtoni disa feta avokado dhe një vezë të zier sipër. Shtoni kripë piper dhe servrireni. /Daily mail

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës