Si t’i konsumojmë frutat e thata

Bajamet, arrat, rrushi e fiqtë e thatë, lajthitë, gështenjat janë fruta tashmë të njohura. Ndodh që, sidomos gjatë ditëve të festave, abuzojmë disi dhe ndjehemi keq.

fr te thataAto janë në fakt të pasura me kalori (disa, si arrat e bajamet, ehe me yndyrna), kështu që përdorimi i tyre duhet të jetë i paktë dhe i rezervuar për dieta të ekuilibruara.

Mënyra më e mirë për konsumimin e frutave të thata është përdorimi i tyre me qumësht në mëngjes. Pra, qumësht, copëza fruta të thata, drithëra, ndonjë copëz çokollatë. Ky në të vërtetë ishte mëngjesi i fshatarëve zvicerianë, i përdorur duke parë vlerën e lartë ushqyese në të gjitha sanatoriumet e alpeve.

Një mëngjes i tillë i pasur, është ideal sidomos për fëmijët që duhet të përballen me një ditë të ngarkuar studimesh apo me sport.

Për ata që mund t’ia lejojnë vetes një dhuratë natyraliste, mund të përgatisin vetë në shtëpi gjalpin me arra e bajame të ëmbla, është i thjeshtë dhe ka veti terapeutike tepër të larta. Frutave të thata mund t’u shtohen disa fara vajore, të cilat japin energji siç janë farat e lulediellit, të pasura me acide yndyrore të pangopura./ Dr. Ciro Vestita, dietolog

Keto produkte mund t’i gjeni prane dyqanit Alegria Snacks

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet