Si t’i tregoni partnerit se keni një problem shëndetësor!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

problem shendetiShpesh na ndodh të gjendemi në situata të sikletshme, ku na duhet të “rrëfehemi” tek partneri lidhur me një problem shëndetësor që e kemi marrë vesh së fundmi, ose e kemi mbajtur të fshehur për një kohë të gjatë. Është momenti të tregoheni të sinqertë dhe ja cilat janë mënyrat e duhura për t’u shprehur!

Mos i tregoni partnerit tuaj gjatë intimitetit: Duke i treguar partnerit sekretin tuaj shëndetësor do të thotë se jeni të hapur ndaj tij, i besoni dhe vendi që zgjidhni për t’u rrëfyer duhet ta pasqyrojë këtë!

Pasi të flisni mbani një distancë fizike: Wshtë mirë t’i thoni “unë do të të jap kohë dhe hapësirë për të reflektuar në lidhje me këtë “, thotë Sussman.  Ofrojini distancë fizike por qëndroni në kontakt.

Pranoni mbështetje nga partneri: Tiffany Sanchez Conover, menaxhere dyqanesh nga Indiana, 28 vjeçe, ra në depresion të thellë, pasi gjyshja e saj vdiq. Ajo nuk i tha burrit se si e përjetoi atë ngjarje, pasi donte ta përballonte vetë. Përfundimisht vendosi t’i tregojë bashkëshortit duke e bërë më të thjeshtë këtë situatë. Çiftet e martuara duhet të jenë të hapur për të shmangur problemet në marrëdhënie, thotë Sussman.

Mendoni paraprakisht çfarë do t’i thoni: këshillohuni me një mik apo terapist, thotë Ken Robbins, profesor klinik i psikiatrisë në Universitetin e Wisconsin-Madison. Sugjerimet e miqve apo personave të specializuar në të tilla çështje mund të jenë tepër të vlefshme dhe njëkohësisht një ndihmë e madhe.

Burimi: http://www.health.com/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut