Si trajtohen hipoglicemitë?

Pyetje

Kam dëgjuar lidhur me uljen e sheqerit në gjak. A mund të më thoni si trajtohen këto raste?

diabet kryesorPërgjigje

Hipoglicemia përbën një urgjencë mjekësore dhe situata duhet zgjidhur menjëherë. Personat që vuajnë nga diabeti janë të ambientuar me këto situata. Rehabilitimi synon ngritjen e sheqerit në gjak në vlerat normale përmes gëlltitjes së karbohidrateve që mund të jenë në formën e sheqerit ose të lëngjeve të frutave (për shembull rreth 150 ml lëng rrushi ose portokalli).

Situata fillon të përmirësohet brenda pesë minutave, por përmirësimi i plotë arrihet pas 20 minutash.

Pastaj duhet një kontroll i plotë i organizmit për të përcaktuar shkakun e vërtetë të hipoglicemisë (sidomos te personat që shfaqet për herë të pare).

Konsultat me mjekun endokrinolog do të përcaktojnë edhe mënyrën e ushqyerjes, si edhe aktivitetin fizik të domosdoshëm.

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti