Simptomat e kancerit që nuk duhen injoruar kurrë!

Elena Beta, gazeta “Shëndet +”

Është shumë e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj dhe të kuptoni nëse vëreni diçka të ndryshme, të çuditshme ose të pashpjegueshme. Duke i kushtuar vëmendje sinjaleve të pazakonta që trupi juaj përcjell dhe duke shkuar më shpesh për t’u vizituar, mund të evitoni sëmundje të rënda që mund t’ju prekin në një moment të caktuar.

Më poshtë janë disa shenja që zakonisht anashkalohen:

Një nga shenjat e para që shumë pacientë të prekur nga kanceri i mushkërive kujtojnë, është vështirësia në frymëmarrje.

Kollë kronike ose dhimbje gjoksi. Disa pacientë të prekur nga kanceri i mushkërive raportojnë dhimbje gjoksi që shkojnë deri në shpatull ose poshtë krahut.

Temperaturë e shpeshtë ose infeksione. Kjo shenjë mund të paralajmërojë kancerin e gjakut si leuçeminë apo linfomën. Mund të shfaqet edhe si shenjë e kancerit të veshkave dhe mëlçisë.

Ndryshimet e gjirit mund të jenë një problem i përbashkët i femrave dhe meshkujve. Gjëndrrat e shfaqura në gji apo nën sqetulla, tkurrja e gjirit, ndryshimet në madhësi dhe formë të gjirit, rrjedhjet e majës së gjirit, plagët në gji apo skuqjet mund të jenë shenja të kancerit të gjirit. Edhe te meshkujt mund të shfaqet kanceri i gjirit, por në raste të rralla.

Rënia e menjëhershme në peshë. Mungesa e oreksit dhe dhënia e më shumë se 5 kileve brenda disa muajve mund të jetë shenjë paralajmëruese e kanceri të pankreasit, stomakut, ezofagut apo mushkërive.

Kujdes ndryshimet te gjëndrat limfatike. Shfaqja e gjëndrrave në qafë apo nën sqetull të shoqëruara me dhimbje, dobësim, djersitje gjatë natës dhe temperaturë mund të jetë shenjë e kancerit të gjakut (linfoma).

Vështirësi në gëlltitje. Problemi i gëlltitjes është më së shpeshti i lidhur me kancerin e esofageal ose i fytit, dhe ndonjëherë është një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive./shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës