Situatë e pazakontë, “Urdhri i Psikologut” është jashtë shërbimit! Psikologët i vën drynin derës


Urdhri i Psikologut është jo funksional, me dërën  e mbyllur jashtë shërbimit!

Psikologët po përballen në një situatë të pazakontë me konfliktin mes presidentes së re të dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit, Brunilda Laboviti dhe kryetares së mëparshme, Valbona Treska që edhe pse pa qenë në garë dhe me mandat të përfunduar nuk dorëzon detyrën.

“Kam ardhur të di çfarë është bërë me votën time? Unë i kam pasur të dyja pedagoge dhe nuk e kuptoj ç’po ndodh! I harruan leksionet që na jepnin kur ishim student për të pranuar humbjen? Nuk janë bërë psikologët për psikologë, por zonja Treska duhet të ik!”

Dera e mbyllur e Urdhrit të Psikologëve, teksa është thirrur mbledhja e këshillit kombëtar të vjetër të institucionit për të shqyrtuar vlefshmërinë e procesit zgjedhor, solli revoltën e Labovitit, më të votuarës si presidente, që deklaron se do të denoncojë në hallkat e gjyqësorit shkeljet./topchannel

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?