Skandali me ushqimin/ Nutricionisti Altin Joka: Në Shqipëri nuk ka aq shumë produkte bio sa ç’thonë, ja si të eliminoni pesticidet dhe hormonet

Konsumatori është në kërkim të prodhimeve bujqësore bio, kjo pasi këto produkte janë të sigurta dhe të shëndetshme ndryshe nga ato që spërkaten disa herë më kimikate të cilat nuk i kontrollon askush.

Në vendin tonë nuk ka statistika të sakta rreth përqindjes së ushqimeve OMGJ që prodhohen dhe importohen. Por dihet që në Shqipërinë e pas viteve 90 u futën menjëherë produkte në prodhimin e të cilave përdoren hormone, kimikate dhe pesticide të ndryshme të cilat mund të sjellin pasoja të dëmshme për shëndetin.

Por si mund të dallojmë nëse një produkt është OMGJ apo BIO?
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Vila24” me moderatore Anila Çela, ishte nutricionisti Altin Joka, i cili foli më shumë për këtë temë duke treguar dhe sesi të pastrojmë frutat dhe perimet në kushte shtëpie.

“Kam bërë disa hulumtime në disa tregje të Tiranës dhe nuk ushqehemi aq bio sa trumbetohet. Janë disa produkte që kanë disa vlera si vaji i ullirit, domatet nëse kërkohet, mollët dhe disa produkte të stinës në sasi të ulta gjithmonë. Ushqimi organik është shumë i kushtueshëm dhe nuk mund të drejtohemi të gjithë te ushqimi organik, atëherë a kemi rrugë të tjera. Për të ulur nivelin e pesticideve dhe hormoneve këtë mund ta bëjmë dhe në kushte të thjeshta shtëpie. Me një furçë të posaçme pasi i kemi lënë 15 minuta në ujë i fërkojmë, ato që mund të lahen si molla, dardha, trangulli. Shtoni kripë në ujë kur i lani frutat dhe perimet, këto janë studime të bëra tashmë” – tha Joka

 

Burimi: balkanweb.com

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale