Kryefaqja Lifestyle Sot Sulltan Nevruzi! Cila është prejardhja e festës

Sot Sulltan Nevruzi! Cila është prejardhja e festës

0
Shpërndaje

Në 22 mars është Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Që nga viti 1996, Dita e Nevruzit është festë zyrtare në Shqipëri.

Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane. Sot, kjo ditë, në Iran, është dita e Vitit të Ri, kurse në Shqipëri është festë fetare-zyrtare për Komunitetin Bektashi…!

Prejardhja e festës së Nevruzit është nga Persia. Nga Persia rrjedh edhe vet fjala Nevruz. Fjala Nevruz rrjedh nga persishtja, madje nga persishtja e vjetër, nga fjalët: Nava = e re dhe ruzanh = ditë, pra, që do të thotë: Ditë e Re.

Kjo festë, Ditë e Re, pra, Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane, që kremtohet para 3000 vitesh.

Kremtohet edhe sot e kësaj dite në Iran, por si fillim i Vitit të Ri, kremtohet edhe në Irak, Afganistan, Uzbekistan Azerbajxhan, Turkmenistan, Kazakistan, Taxhikistan, Kurdistan dhe në disa vende të tjera…

Kjo festë, Nevruzi, përputhet me fillimin e pranverës, ringjalljen e natyrës, mbas dimrit të ftohtë, të gjatë, të vështirë. Në këtë ditë është ekuinoksi, barazohet dita e nata dhe duke filluar prej kësaj dite ka më shumë ditë, ka më shumë dritë…

Persianët e lashtë, si edhe shumë popuj tjerë të Lindjes, besonin në bestytni: besonin se kishte ditë që sillnin fat, sikur që besonin se kishte ditë që sillnin fatkeqësi. Por, Nevruzi i takonte një prej atyre ditëve që sillte vetëm fatmirësi dhe e kremtonin me madhështi…!

Historianë, hulumtues, gjurmues të ndryshëm të lashtësisë e përcaktojnë Nevruzin si një nga festat pagane më popullore në të gjitha kulturat e lashta në Mesopotamin e Vjetër…

Nevruzi kremtohej shumë shekuj para se të vinte në këtë jetë Zaratustra, mësues i urtësisë, themelues i fesë së vjetër (dualiste) persiane, rreth tetë shekuj para Krishtit ose Hazreti Isait (a.s.)…

Kur persianët filluan të përqafojnë fenë Islame pas vitit 650, në fillim, për dy shekuj, u ndalua kremtimi i Nevruzit, por më vonë u lejua, për arsye tregtare-ekonomike, sepse shkëmbeheshin dhurata, bëheshin shpenzime dhe kështu nxitej, stimulohej ekonomia…!

Gjatë pushtimit mongol (1219-1500) të atyre viseve, kjo festë, Nevruzi, u ndalue sërish.

Në periudhën e sundimit të dinastisë së mbretërve Safavidë, pas vitit 1500, Nevruzi dalngadal fillojë të kremtohej, por gjithnjë si kremte e fillimit të Vitit të Ri, si fillim i pranverës, si një Ditë e Re…

Me ngadhnjimin e Revolucionit Islamik në Iran (1979), prijësi i Revolucionit Islamik, Imam Humeini e dënoi këtë kremte si një festë pagane, jo islame, por me kalim kohe, meqë nuk rrezikohej Republika Islamike e Iranit, në heshtje u lejua për t’u kremtuar…!

Nëpër disa vende nëpër botë, Nevruzi kremtohet edhe nga Baha’itë dhe Ismailitë. Ismailitë, një degë e madhe nga Islami Shi’it, e festojnë Nevruzin në frymën e falënderimeve për All-llahun (xh.sh.), për dhuntitë e mirësitë e tij.

Nevruzin e përkujtojnë, e kremtojnë edhe në trojet shqiptare disa nga tarikatet, por jo të gjitha…E kremtojnë, ndër të tjerë, kaderitë, rifa’itë, sa’aditë, halvetitë, nakshibenditë…, por jo si fillim i Vitit të i Ri, por si ditëlindja e Imamit Ali…!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here