Spinaqi, çelësi për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës!

Përgatiti për www.shëndeti.com.al: Elena Beta

spinaqSpinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese. Është burim i pasur i antioksidanteve dhe mund t’ju vijë në ndihmë nëse vuani nga reumatizma.

Bima e spinaqit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas një mjek grek, pas eksperimenteve të kryera me të, zbuloi se spinaqi mund të përdorej edhe për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Që prej asaj kohe bima u bë e njohur në të gjithë botën.
Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, spinaqi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.

Kurimi i sëmundjes mund të bëhet në dy mënyra. Së pari, farat e spinaqit pasi bluhen, përftohet një pluhur, i cili përdoret për të krijuar një masë në formë brumi dhe vendoset në vendin ku ndihen dhimbjet. Farat përmbajnë vaj, proteina dhe në sajë të tyre ndihmojnë në skuqjen e vendit ku vendoset, duke lehtësuar dhe dhimbjen.

Për përgatitjen e brumit nevojiten 50 gramë miell spinaqi, që përzihen me ujë gjysmë të vakur 25 deri 35 gradë dhe mbahet për 15 minuta në vendin e dhimbjes. Më parë vendi ku vendoset masa, këshillohet të lyhet me vaj.

Spinaqi është në dispozicion gjatë tërë vitit, veçanërisht gjatë dimrit.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve