E ndërsa pritet të fillojë projekti i madh i Ministrisë së Shëndetësisë për kontroll të përgjithshëm (check-up) në gjithë Shqipërinë, duket se spitalet rajonale nuk plotësojnë as kushtet më minimale për pacientët e shtruar, pa le të flasim për ekzaminime dhe diagnostikime për gjithë popullatën.
Nga spitali i Lushnjes vijnë pikërisht këto foto-denoncime, të cilat na ofrojnë fakte tronditëse sa i takon marrjes së shërbimit shëndetësor nga pacientët. Kjo do të thotë se ata nuk marrin as paketën bazë të shërbimeve shëndetësore që iu takojnë më ligj.



