Spitali Universitar i Traumës, familjarët bëhen infermierë

UshtarakuSpitali Universitar i Traumës ose siç njihet nga të gjithë, “Ushtaraku” ka një pafundësi problemesh. Por nëse për medikamentet apo pajisjet nuk mund të bëhet gjë pasi kushtojnë vërtet shumë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për foton në fjalë. Siç e shihni familjarët janë duke transportuar pacientin nga një dhomë në tjetrën. Pacienti ishte i shtruar në një prej pavioneve dhe u transferua dy kate më lart, në një pavion tjetër. Infermierët nuk e morrën mundimin që së paku një prej tyre të shoqëronte të sëmurin pasi ai ishte me të vërtetë në gjendje të rëndë. Përkundrazi, rolin e infermierit e bëjnë familjarët.

Postime të ngjashme

Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
I infektuar dhe vetë me Covid-19, burri nga Kamza çon gruan në spital: Se lija dot të vdiste
Foto/ Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në kushte skandaloze
Korçë/Prindërit e fëmijëve me autizëm kërkojnë kabinet dentar
Ashensorët jashtë funksionit, pacientët zvarriten shkallëve
Mungon ilaçi/ Pacienti: Më mbajnë me Morfinë
Tenderët e dyshimtë të spitaleve për 2019-n
Protezat ortopedike/ Në listë pritje? Ja për sa vjet ju vjen radha