Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Vitamina B1 (thiamina) është shumë e rëndësishme dhe trupi ka nevojë për sasi të konsiderueshme të saj për të funksionuar siç duhet dhe për të qëndruar i shëndetshëm. Kjo vitaminë mund të gjendet në ushqime të tilla si brokoli, qepa, bishtajat, kungulli, lakra jeshile, spinaqi, patëllxhani, farat e lulediellit etj.
Nëse ju konsumoni në masë të konsiderueshme vitamine B1, sistemi juaj do të prodhojë një formë “shkume” që mban larg mushkonjat. Faktorët që ndikojnë në pickimin nga mushkonjat i kemi përmendur dhe në shkrimin e mëparshëm dhe janë aroma e fortë e trupit, djersitja e tepërt, njerëzit mbipeshë, gratë shtatzëna etj.
Vitaminën B1, mund ta merrni edhe në formë tabletash, por më parë duhet të konsultoheni me mjekun. Përveç konsumimit të ushqimeve që përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës B1, ju duhet të përdorni edhe një spraj natyral që largon mushkonjat.
Merrni një tufë majdanoz dhe një gotë uthull molle organike. Grijeni majdanozin imët dhe bashkojeni me uthullën e mollës. Lërini përbërësit të qëndrojnë për disa orë sëbashku. Hidhini në një shishe spurucuese dhe hollojeni me një filxhan ujë. Për ta bërë sprajin me aromë më të mirë, hidhini disa pika vaji esencial, si livando, limon etj.
Kjo është një përzierje krejtësisht e sigurtë për lëkurën tuaj dhe nuk ka efekte anësore. Përdoreni çdo ditë këtë lëng dhe mushkonjat do t’ju qëndrojnë larg.
Burimi: David Wofle


