“Stop përdorimit të enëve plastike”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Au revoir, gota plastike! Franca heq dorë nga ju.ene-plastike

“Stop përdorimit të enëve plastike”, është vendimi që ka marrë Franca. Sipas ligjit të ri, të miratuar muajin e kaluar, të gjitha gotat, pjatat dhe enë të tjera një përdorimshe duhet të jenë të riciklueshme dhe të prodhohen të paktën nga një pjesë e materialeve organike. Bizneset kanë kohë deri në janar të 2020 që t’i binden këtij vendimi.

Franca hedh çdo vit më shumë se 4.7 miliardë gota plastike, sipas gazetës Les Echos. Vetëm 1% e këtyre artikujve janë të riciklueshëm.

Masa e re është përkrahur nga shumë individë dhe ambientalistë, megjithatë nuk kanë munguar as kritikat. Një kompani franceze ka paralajmëruar se do të marrë veprime ligjore kundër Francës për shkelje të rregullave të Bashkimit Evropian për lirinë e përdorimit të të mirave materiale.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet