“Stresi nga provimet më solli në këtë gjendje”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një studente humbi të gjithë flokët brenda dy muajsh si pasojë e stresit të madh nga provimet në universitet.

Nga presioni i madh për të studiuar shkencat arkeologjike, antropologjike dhe mjeko-ligjore tek Universiteti Bournemouth, në Britani, 20-vjeçares Katie-Anna Moore filluan t’i binin flokët në mars të këtij viti.Katie Anna

Fillimisht i binin vetëm ca shtëllunga të vogla në dush, ndërsa brenda 8 javësh i ranë gati 70% e flokëve.

“Dukesha si një burrë i vjetër . Ishte shkatërruese për mua” tregon ajo.

“Qaja gjatë gjithë kohës dhe nuk doja të flisja me asnjë nga miqtë e mi apo të tregoja në universitet se çfarë po ndodhte me mua. Gjithçka ndodhi aq shpejt”.

Tani ajo është diagnostifikuar me alopeci areata, një sëmundje autoimmune që shkakton rënie të qimeve në kokë ose trup.

Mjekët i kanë thënë se kjo sëmundjeje mund t’i jetë shkaktuar si pasojë e stresit.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?