Studim: Ja cila është koha maksimale që mund të qëndroni ulur pa dëmtuar zemrën

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një studim i fundit ka zbuluar kohën maksimale që një individ mund të qëndrojë ulur pa rritur rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë këtu sëmundjet koronare të zemrës, goditjet në tru dhe atakun në zemër.qendrim ulur

Edhe pse shumë studime të tjera kanë treguar se qëndrimi për një kohë të gjatë ulur mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, përfshirë këtu diabetin e tipit 2, sëmundje të mëlçisë që nuk është e shkaktuar nga alkooli, goditje në tru, tension të lartë të gjakut etj, deri tani nuk ka pasur një kohë të saktë sa mund të qëndrojë ulur një njeri para se të ketë efekte negative në shëndet.

Për të parë lidhjen mes numrit të orëve të qëndrimit për një kohë të gjatë ulur dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, një grup hulumtuesish shkencorë nga disa institucione të ndryshme kanë analizuar të dhënat nga databaza e EMBASE dhe MEDLINE.

Të dhënat shtrihen në një periudhë prej 11 vitesh dhe janë përfshirë më shumë se 700 mijë pjesëmarrës.

Nga analizat e të dhënave, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se qëndrimi ulur për 10 orë në ditë fillon të shkaktojë probleme kardiovaskulare tek një individ.

Edhe pse numri i orëve mund të duket i lartë, shkencëtarët thonë se shumë njerëz qëndrojnë për aq kohë ulur. Punonjësit e zyrës, për shembull, mund të qëndrojnë ulur në karrigen e tyre për 7-8 orë në ditë. Edhe kur shkojnë në shtëpi, ata qëndrojnë ulur kur hanë darkën, kur shohin televizor apo shfletojnë në internet (ka raste kur njerëzit punojnë edhe nga shtëpia).

Ekspertët rekomandojnë që të bëni pushim mes orëve të punës dhe të lëvizni nga karrigia, që të shmangni pasoja më të rënda në të ardhmen.

Burimi: AFP News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?