Studim: Ja kombinimi që do të zgjidhë përgjithmonë problemet me ankthin!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

humanKur vuani nga ankthi, askush nuk e kupton gjendjen tuaj. Mund të ndodhë të qëndroni gjithë natën në kërkim të simptomave tuaja, por nuk gjeni ndonjë përgjigje. Mund t’ju drejtoheni mjekëve, por ata nuk e kuptojnë se çfarë jeni duke kaluar. Nuk jeni vetem. Mbi 500 milion njerëz në mbarë botën luftojnë çdo ditë me ankthin.

Mendimet shqetësuese janë emocionalisht shkatërruese, por studimi i ri klinik tregon se ato paraqesin një rrezik edhe më të madh për shëndetin tuaj afat-gjatë mendor. A keni vënë re se përjetoni ndryshime drastike humori, ndjeni vështirësi për të marrë vendime, ose keni probleme me kujtesën? Në një studim të vitit 2008 të publikuar nga Shoqata Mjekësore Amerikane, studiuesit arritën në përfundimin se ankthi që nuk trajtohet mund të dëmtojë fushat kryesore të trurit.

Çfarë e shkakton ankthin dhe çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar atë? Një studim klinik i publikuar së fundmi ka ekzaminuar një formulë të 5 komponimeve natyrore me rezultate premtuese.

5 përbërësit natyral punojnë së bashku për mbrojtjen natyrore të trupit tuaj kundër ankthit. 5-hidroksitriptofan (HTP), L-Theanine, Ashwagandha (bimëekzotike indianë), lule pasioni, dhe gjethe limoni, janë provuar klinikisht se luftojnë ankthin në trupin e njeriut. Rezultati? Ju jeni më të relaksuar. Shqetësimi nuk duket aq i madh. Ankthi zhduket. Dhe me kalimin e kohës, këta përbërës ndihmojnë trupin ti japë përgjigje natyrore përballjes me ankthin në mënyrë që të mund të shkëputeni nga cikli i sjelljes negative.

Kjo nuk është kurë mrekulli, por rezultatet klinike janë shumë inkurajuese. Më shumë se 2 nga 3 pjesëmarrësit e studimit ndjenë lehtësim të menjëhershëm nga ankthi brenda 30 minutave ose më pak. Përveç kësaj, më shumë se 95% ndjenë lehtësim brenda 30 ditëve. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka raportuar efekte anësore negative.

Burimi: .nutreance

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut