Studim: Ja sa alkool duhet të konsumoni!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

sa alkoolNuk ka dyshim se konsumimi i alkoolit në sasinë e duhur (1 deri në 2 pije në ditë), lidhet me shëndetin e mirë të zemrës.  Por për të ditur më shumë rreth pasojave që një pije alkoolike i sjell trupit tuaj duhet të jeni të mirinformuar mbi gjendjen tuaj shëndetësore si dhe mbi masën që duhet të konsumoni.

Për disa njerëz, në varësi të medikamenteve që përdorin, pijet alkoolike mund t’ju dëmtojnë rëndë organizmin, thotë dr. Kenneth Mukamal, profesor i mjekësisë në “Harvard Beth Israel Deaconess Medical Center”. “Për njerëzit e shëndetshëm një ose 2 gota alkool mund të jenë një zgjidhje e dobishme”. Rezultatet e studimeve kanë ekzaminuar lidhjen midis alkoolit të moderuar dhe shëndetit dhe kanë gjetur një lidhje të qëndrueshme. Sipas përfundimeve të studimeve, me kalimin e kohës, personat që pinë alkool në mënyrë të moderuar, vuajnë nga më pak sëmundjenë zemër dhe tru, më pak diabet, dhe kanë kocka të forta në moshë të vjetër, në krahasim me njerëzit që nuk pijnë asnjëherë. Në këtë rast, “moderuar” do të thotë një ose dy pije standarde alkoolike në ditë për burrat dhe një pije për gratë.

Nëse keni probleme të rënda shëndetësore, këshillohet që si fillim të konsultoheni me mjekun.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?