Studim: Ja si ndikojnë arrat në nivelin e kolesterolit në gjak!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

arra 6Arrat janë të pasura me folate, vitaminë E, dhe shumë yndyrna të mira. Edhe pse janë të larta në kalori, ato nuk kontribuojnë në shtimin e peshës. Hulumtuesit në Universitetin kërkimor të Yale, përcaktuan nëse konsumimi i arrave mund të ndihmojë njerëzit të cilët rrezikojnë të preken nga diabeti apo kolesteroli.

Hulumtuesit morrën në studim 112 njerëz të moshës 25 deri 75 ku 70% e tyre ishin femra, dhe i ndanë në dy grupe. Njerëzit në të dy grupet konsumuan arra çdo ditë duke ndjekur dieta të ndryshme ushqimore. Të dy grupet konsumuan arra për gjashtë muaj, dhe vazhduan dietën e tyre të zakonshme, pa arra për gjashtë muaj të tjerë.

Ata vizituan qendrat klinike çdo tre muaj, u peshuan si dhe matën nivelet e presionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Studiuesit zbuluan se niveli i kolesterolit LDL (të keq) ra ndjeshëm kur pjesëmarrësit në studim hanin një grusht  arra çdo ditë. Për më tepër, pesha e tyre mbeti e qëndrueshme në të dy muajt. Konsumimi i arrave nuk kishte efekt mbi nivelet e sheqerit në gjak ose në nivelin e presionit të gjakut.

Studimi është publikuar në internet në 23 nëntor 2015 nga “Open Diabetes Research and Care”.

Studiuesit dolen në konkluzionet se arrat janë të shëndetshme dhe nëse jeni duke u përpjekur të ulni kolesterolin, një grusht arra në ditë ja vlen t’i provoni.

Burimi: healthyhomepage / shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera