Studim: Një dietë e pasur me fibër parandalon kancerin e gjirit

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, femrat që konsumojnë pesë racione me fruta dhe perime çdo ditë mund të ulin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit. ushqimeDieta ushqimore në moshë të re luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e femrave me kalimin e moshës.

Shkencëtarët besojnë se fibra që gjendet tek frutat dhe perimet mund të mbrojë femrat nga kanceri i gjirit duke ndaluar thithjen e estrogjenit që lidhet me kancerin.

Në studimin e kryer për më shumë se dy dekada  u përfshinë 90 mijë femra amerikane. Studiuesit monitoruan femrat për më shumë se dy dekada, ku analizuan me detaje dietën e tyre ushqimore dhe mënyrën e jetesës.

Femrat që konsumuan ushqime të pasura me fibër kur ishin adoleshente, kishin 24% më pak rrezik të vuanin nga kanceri i gjirit para se të arrinin fazën e menopauzës, krahasuar me ato që konsumuan më pak fibër.

Sa më shumë ushqime të pasura me fibër të konsumoni, aq më i ulët është rreziku që të prekeni nga kanceri i gjirit. Mjekët rekomandojnë që të konsumoni rreth 28 gramë fibër në ditë, që mund të merren nga dy mollë, një banane, një racion me brokoli dhe bizele dhe dy feta bukë të bardhë.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: The Telegraph

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet