Studim: Njerëzit më pak të lumtur qëndrojnë më shumë në Facebook

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Vetëm një ‘pëlqej’ nuk mjafton. Nëse doni që mesazhi juaj të jetë domethënës duhet të shkruani diçka.

Girl using laptop

Herën tjetër që do jeni në dyshime nëse duhet ose jo të shkruani në profilin e një miku ose të komentoni në një foto të këndshme të fëmijëve të tij/saj, thjesht bëjeni! Një studim i ri tregon se marrja e mesazheve me anë të mediave sociale nga persona të dashur ka një impakt shumë domethënës për personin që e merr atë. Ky i fundit mund të përjetojë një emocion dhe kënaqësi aq të madhe, sa mund të krahasohet me atë që përjeton kur martohet ose kur bëhet me fëmijë(!).

Që mesazhi juaj me të vërtetë të jetë domethënës, juve ju duhet të harxhoni pak kohë. Vetëm një ‘pëlqej’ ose ‘ngacmoj’ nuk mjafton.

“Nuk jemi duke folur për diçka shumë të madhe”, thotë Moira Burke, PhD dhe shkencëtare në një konferencë për shtyp. “Mund të jetë një koment  me 1 ose 2 rreshta. E rëndësishme është që personi të cilit i dedikohet t’i marrë kohën e mjaftueshme për ta personalizuar”.

Ajo shtoi se ky akt i thjeshtë i komunikimit i kujtonte marrësit kuptimin e kësaj miqësie në jetën e tyre. Ky studim analizoi sjelljet në Facebook dhe studioi përgjigjet nga 1910 pjesëmarrës nga 91 shtete  të ndryshme për disa muaj. Duke u bazuar tek të dhënat nga Facebook, kërkuesit ishin në gjendje të ndanin llojet e aktiviteteve si lexim pasiv, pëlqej, ngacmoj dhe komente , si dhe përcaktuan se cilat nga këto aktivitete erdhën nga miq të ngushtë dhe cilat nga  të njohur të zakonshëm.

Kërkuesit vunë re diçka të mrekullueshme: marrja e më shumë se 60 komenteve brenda 30 ditëve nga miqtë e  ngushtë lidhej më një përmirësim në nivelin e lumturisë, vetmisë, depresionit dhe kënaqësisë së përgjithshme nga jeta. Edhe pse  këto rritje ishin modeste, ishin në nivele të ngjashme me rastet e disa prej ngjarjeve më të mëdha të jetës si martesa dhe shtatzënia.

Këto 60 komente gjithsesi  nevojiteshin të ishin tekste me qëllime të caktuara. Pjesëmarrësit nuk merrnin të njëjtat emocione kur merrnin një veprim vetëm më një klikim, kur lexonin lajme të gëzueshme që miqtë e tyre i kishin postuar, si dhe kur këto komente vinin nga persona që i njihnin shumë pak. Ky studim hedh poshtë disa besime  dhe studime të mëparshme që tregojnë se mediat sociale lidhen me rritjen e ndjenjave si vetmia dhe depresioni. Fatkeqësisht ky studim nuk e përcakton shumë qartë nëse mediat sociale ndikojnë në lumturi, ose njerëzit e palumtur fitojnë një farë lumturie kur i përdorin këto të fundit.

Kjo sugjeron se njerëzit që ndihen jo të lumtur zgjedhin të kalojnë më shumë kohë në media sociale, sepse i bën të ndihen më mirë. Ata në këtë mënyrë kujtohen nga njerëzit që i duan më shumë. Edhe pse kërkuesit akoma mendojnë se duhet të specifikohet marrëdhënia midis shokëve të ngushtë në Facebook dhe lumturisë, ata mendojnë se ky kërkim ka arritur më pranë të vërtetës se sa studimet e tjera në të kaluarën.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës