Studim: Produktet e detit ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e alcajmerit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Konsumimi i produkteve të detit të paktën një herë në javë mund të ndihmojë në largimin e sëmundjes së alcejmerit. peshkKëto ushqime janë të pasura me acide yndyrore omega 3, që mbrojnë njeriun kundër sëmundjes së alcajmerit dhe formave të tjera të çrregullimeve në tru.

Ekspertët e “Rush University Medical Center” në Çikago kryen një studim për të parë lidhjet mes ushqimeve të detit, acideve yndyrore dhe sëmundjes dementia tek të moshuarit. Ata anketuan një grup të moshuarish për dietën e tyre ushqimore që nga viti 1997, dhe në mesin e 286 pjesëmarrësve që ndërruan jetë mes viteve 2004-2013, ata kryen një autopsi të trurit për të parë nëse kishin dëmtime neurologjike (tregues të sëmundjes dementia) personat që kishin konsumuar ushqime deti.

Ata arritën në përfundimin se pacientët që kishin konsumuar produkte deti çdo javë e kishin trurin më pak të dëmtuar nga alcajmeri.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi