Studim: Sheqeri është po aq i dëmshëm për trurin sa depresioni

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Njerëzit që e teprojnë me konsumimin e sheqerit në dietën e tyre ushqimore janë më të rrezikuar të preken nga obeziteti, diabeti i tipit 2 dhe t’u prishen dhëmbët.sheqer Një studim i ri ka treguar se sheqeri mund të dëmtojë edhe trurin, ashtu si stresi dhe abuzimi. Hulumtues nga “Universiteti New South Wales” në Australi kryen një studim me minjtë për të parë ndikimin që luan sheqeri në tru. Ata përdorën minjtë femra, duke qenë se ato janë më të rrezikuara ndaj stresit.

Shkencëtarët i ndanë minjtë në katër grupe, sipas nivelit të stresit dhe sasisë së sheqerit që konsumuan. Ata i monitoruan minjtë për rreth 15 javësh. Testet krahasuese treguan se si stresi edhe sheqeri shkaktonin anomali të ngjashme në trurin e minjve.

Pas kryerjes së skanimeve në trurin e minjve, shkencëtarët dolën në përfundimin se konsumimi i tepërt i sheqerit në moshë të re çon në rritjen e nervave. Stresi dhe sheqeri hynin në veprim me gjenin e quajtur Neurod1, i cili është përgjegjës për rritjen e nervave.

Burimi: Tech Times / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?