Studim/ Ushtrimet fizike ulin rrezikun e prekjes nga 13 lloje të ndryshme kanceri

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i ri ka konfirmuar se ushtrimet fizike ulin rrezikun e prekjes nga disa lloje të ndryshme kanceri. Njerëzit që ushtrohen më shumë janë 42% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i fytit dhe 27% më pak nga kanceri i mëlçisë krahasuar me njerëzit që ushtrohen më pak, tregoi studimi i kryer tek 1.4 milionë njerëz.

Ata që ushtrohen më shumë janë:

  • 26% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i mushkërisë
  • 23% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i veshkës
  • 22% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i stomakut
  • 21% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i endometriozës
  • 20% më pak të rrezikuar të preken nga leucemia e palcës kurrizore
  • 17% më pak të rrezikuar të preken nga mieloma
  • 16% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i zorrëve
  • 15% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i qafës dhe kokës
  • 13% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i zorrës së trashë
  • 13% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i fshikëzës së urinës
  • 10% më pak të rrezikuar të preken nga kanceri i gjirit

Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Kancerit vëzhguan disa studime mbi kancerin të kryera në SHBA dhe Evropë, dhe i mblodhën të gjitha gjetjet e tyre në një dosje të vetme. Ata krahasuan njerëzit që ushtroheshin 90% më shumë se kushdo në studim dhe ata që ushtroheshin shumë pak.

Mesatarisht, njerëzit kryenin 2 orë e gjysmë ushtrime të ndryshme në javë, si ecje, vrapim, palestër, not etj. Njerëzit që kryenin më shumë aktivitete fizike ushtroheshin më shumë se 1 orë në ditë.

“Niveli i lartë i aktivitetit fizik lidhet me 7% më pak rrezik të prekjes nga kanceri në përgjithësi”, shkruan shkencëtarët në raportin e tyre, të publikuar tek revista amerikane “JAMA Internal Medicine”.

“Ushtrimi fizik sjell përfitime të ndryshme shëndetësore. Ai mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, dhe mund të na zgjasë jetën. Tani kemi zbuluar se ai ul gjithashtu rrezikun e prekjes nga disa lloje kanceri,” u shpreh Steven Moor, autori kryesor i studimit.

Burimi: NBC News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin