Studimi: Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit të jashtëm lidhet me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundjeje

Një analizë e studimeve që përfshijnë të dhëna nga pothuajse 30 milionë njerëz ka nxjerrë në pah rolin që ndotja e ajrit, përfshirë atë që vjen nga emetimet e shkarkimeve të makinave, luan në rritjen e rrezikut të demencës.

Demenca si sëmundja e Alzheimerit vlerësohet se prekin më shumë se 57.4 milionë njerëz në mbarë botën, një numër që pritet të trefishohet pothuajse në 152.8 milionë raste deri në vitin 2050. Ndikimet tek individët, familjet dhe kujdestarët, si dhe tek shoqëria në përgjithësi janë të jashtëzakonshme.

Ndërsa ka disa indikacione se prevalenca e demencës po zvogëlohet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke sugjeruar se mund të jetë e mundur të zvogëlohet rreziku i sëmundjes në nivel popullsie, diku tjetër pamja është më pak premtuese.

Ndotja e ajrit është identifikuar së fundmi si një faktor rreziku për demencën, me disa studime që e drejtojnë gishtin nga një numër ndotësish. Megjithatë, forca e provave dhe aftësia për të përcaktuar një efekt shkakor ka ndryshuar.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?