Studimi i fundit: Lumturia është e dëmshme për zemrën

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Stresi emocional që shkakton dhimbje të gjoksit dhe vështirësi me frymëmarrjen mund të ndodhë edhe në momente të lumtura, ashtu siç ndodh kur jemi të mërzitur, të frikësuar apo të pikëlluar, sugjeron një studim i ri suedez.studim

Tre të katërtat e rasteve me sindromën “takotsubo”, ndryshim i formës së barkushes së majtë të zemrës, janë shkaktuar nga stresi dhe një në njëzet raste janë shkaktuar nga gëzimi. Kjo gjendje zgjat përkohësisht dhe njerëzit arrijnë ta marrin veten shumë shpejtë.

Nga shqyrtimi që iu bë 1,750 pacientëve, kërkuesit shkencorë zbuluan se problemet me zemrën shkaktohen nga:

  • një festë ditëlindjeje
  • dasma e djalit
  • takimi me një mik pas 50 vitesh
  • kur ekipi i preferuar i futbollit fiton ndeshjen
  • kur fiton loton
  • kur bëhesh gjysh për herë të parë

Sipas Dr. Jelena Ghadri, një nga kërkueset shkencore, sindroma “takotsubo” nuk ndodh më vetëm tek pacienti klasik me “zemër të thyer”, por kjo sëmundje mund të shkaktohet edhe nga emocionet pozitive.

Ajo mendon se si ngjarjet e hidhëruara ashtu edhe ato të lumtura ndajnë të njëjtën “rrugë emocionale” në krijimin e kësaj gjendjeje. Shkencëtarët mendojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të kuptuar se si ngjarje të tilla emocionale mund të shkaktojnë dëmtime të përkohshme të zemrës tek disa individë të ndjeshëm.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?