Studimi i ri/ Shtimi i sheqerit në çaj dhe kafe mund të mos jetë i rrezikshëm për shëndetin

sugar

Sipas studiuesve, shtimi i sheqerit në çaj ose kafe mund të mos ketë një ndikim negativ në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Këshillat dietike të hartuara më parë nga qeveria i nxitën të rriturit të kufizojnë marrjen e sheqerit në 30 g në ditë për të mbrojtur shëndetin e dhëmbëve dhe për të ndihmuar në trajtimin e diabetit dhe sëmundjeve të lidhura me obezitetin. NHS sugjeroi gjithashtu zvogëlimin e sheqerit në çaj ose kafe “derisa të mund ta eleminoni fare” ose të përdorni ëmbëlsues natyral në vend të tyre.

Por një studim i ri nuk ka gjetur asnjë lidhje të shtimit të sheqerit në pije dhe një rreziku të rritur të diabetit dhe vdekjes së hershme.

Shkencëtarët holandezë, danezë dhe britanikë analizuan të dhënat nga studime të mëparshme – i cili ka gjurmuar dhe testuar meshkujt që nga vitet 1970. Ishte e paqartë se sa sheqer shtuan meshkujtë në studim në pijet e tyre, por në përgjithësi, ata që pranuan se shtonin sheqer në çaj ose kafe nuk kishin më shumë gjasa të zhvillonin probleme shëndetësore sesa ata që pretendonin se nuk shtonin sheqer në pije.

Nuk kishte asnjë lidhje statistikisht domethënëse midis përdorimit të sheqerit në çaj dhe kafe dhe vdekshmërisë , vdekshmërisë kardiovaskulare, vdekshmërisë nga kanceri ose diabetit”, thanë studiuesit.

Pavarësisht këtij zbulimi, një analizë e kohëve të fundit arriti në përfundimin se konsumi i lartë i sheqerit është ‘më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm për shëndetin, veçanërisht në sëmundjet kardiometabolike’ – këto përfshijnë sulmet në zemër, goditjet në tru dhe diabetin. Analiza e 73 studimeve në shkallë të gjerë dhe më shumë se 8600 artikujve shkencorë gjeti lidhje të rëndësishme të dëmshme midis konsumit të sheqerit, çrregullimeve metabolike dhe problemeve të zemrës.

Konsumi i lartë i sheqerit – i cili përfshinte pije të ëmbla – u lidh gjithashtu me rritjen e peshës.

Reduktimi i konsumit të sheqernave të shtuara në më pak se gjashtë lugë çaji në ditë dhe kufizimi i pijeve të ëmbla me sheqer rekomandohet për të reduktuar efektin negativ të sheqernave”, thanë studiuesit në British Medical Journal.

Duke komentuar këto analiza studimesh të kundërta për Medical News Today, ekspertja Dr Sarah Stombaugh tha: “Ky hulumtim tregon se shtimi i sasive të vogla të sheqerit në dietën tonë mund të bëhet pa rrezik serioz “./DailyMail.co.uk

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore