Studimi: Mbipesha dëmton rëndë kujtesën

Një hulumtim i kryer nga “CNR di Pozzuoli” dhe “Université Laval di Québec” dhe i botuar në “Nature Communications” studioi mbipeshën dhe efektet e saj në kujtesën episodike. Testet e kryera te minjtë zbuluan se mbipesha ndikon në funksionin e trurit, duke çuar në humbjen e kujtesës.

Në fakt është zbuluar se truri i minjve obezë pëson ndryshime, në strukturën dhe funksionin, të qarqeve hipokampale dhe në aftësinë për të kryer detyra të caktuara njohëse në një mënyrë optimale, veçanërisht në lidhje me kujtesën.

Rëndësia e kujtesës episodike

Truri i gjitarëve vazhdon të gjenerojë neurone gjatë gjithë jetës; prodhimi i neuroneve ndikon veçanërisht në kujtesën episodike, që është aftësia për të kujtuar ngjarjet personale dhe rrjedhimisht për të planifikuar veprime individuale në të ardhmen. Kujtesa episodike ruhet në hipokampus.

Epo, studimi zbuloi se dy molekula do të shkaktonin mosfunksionim: neuropeptid orexin dhe endokannabinoid 2-arachidonoylgligerol. Këto do të ndikonin në aktivitetet normale të hipokampusit në moshën madhore, një fenomen që bëhet më i dukshëm tek individët obezë. Prandaj, humbja e kujtesës do t’i shtonte shqetësimet njohëse që ndodhin tek të rriturit me një indeks të lartë të masës trupore.

Mbipesha, një problem mbarëbotëror

Faktorët psikologjikë gjithashtu luajnë një rol vendimtar: në fakt, ne priremi të hamë më shumë para televizorit, kur jemi të hutuar dhe kujtesa episodike është më pak e përfshirë. Me fjalë të tjera, të qenit mbipeshë mund ta bëjë më të vështirë memorizimin e asaj çfarë dhe sa keni ngrënë, duke rritur gjasat për të ngrënë tepër.

Të kuptuarit se si ne rregullojmë instinktivisht konsumin dhe sjelljen tonë të të ngrënit është e rëndësishme për të zhvilluar strategji terapeutike kundër mbipeshës. /Nature Communications

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës