Studimi më i fundit i lidh këto ilaçe me vdekjen e parakohshme

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ilaçet e përdorura për të trajtuar refluksin acid janë lidhur me një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme në një studim të ri. Inhibitorët e pompës së protonit (IPP) ulin nivelet e aciditetit të krijuar në stomak, prandaj përdoren për të trajtuar refluksin acid dhe ulcerën  në stomak.

Një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë kryer një vëzhgim të gjatë të të dhënave nga Departamenti Amerikan i Çështjeve të Veteranëve. Gjatë një periudhe prej gati 6 vitesh, ata analizuan të dhënat e më shumë se 3 milionë njerëzve, për të krahasuar përdoruesit dhe jo-përdoruesit e ilaçeve për trajtimin e ulcerës në stomak.

Gjatë studimit, të publikuar te revista BMJ Open, ata analizuan gjithashtu të dhënat e rreth 350 mijë personave për të krahasuar rrezikun e vdekjes mes atyre që  përdornin ilaçet IPP apo ndonjë lloj tjetër ilaçi për uljen e aciditetit në stomak. Krahasuar me ilaçet e tjera, rezultoi se njerëzit që përdornin ilaçet IPP ishin 25% më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nga çdo shkaktar.

Megjithatë, duhet thënë se studimi është vetëm vëzhgues, prandaj nuk ka përfundime mbi shkakun apo efektet. Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim ishin të moshuar, veteranë të racës së bardhë, kështu që nuk mund të jetë gjithëpërfshirës.

Megjithatë ata vazhdojnë të paralajmërojnë që të kufizoni përdorimin e këtyre ilaçeve sa më shumë të jetë e mundur.

 Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra