Studimi: Zotërimi i një telefoni smart në moshën 12-vjeçare lidhet me këto probleme shëndetësore te fëmijët

Një studim i fundit nga SHBA ka zbuluar se zotërimi i një celulari nga fëmijët në moshën 12-vjeçare shoqërohet me rrezik në rritje të depresionit , obezitetit dhe gjumit të pamjaftueshëm.

Gjetjet tona sugjerojnë që ne duhet t’i shohim telefonat inteligjentë si një faktor të rëndësishëm në shëndetin e adoleshentëve, duke iu afruar vendimit për t’i dhënë një fëmije një telefon me kujdes dhe duke marrë parasysh ndikimet e mundshme në jetën dhe shëndetin e tyre“, thotë psikiatri i fëmijëve dhe adoleshentëve Ran Barzilay, nga Spitali i Fëmijëve të Filadelfias.

Të dhënat nga 10,588 të rinj, të mbledhura si pjesë e një studimi të vazhdueshëm mbi zhvillimin e trurit të adoleshentëve, ofruan një pamje të përgjithshme të shëndetit të pjesëmarrësve në moshën 12 vjeç, së bashku me disa prova për ndryshimet që mund të sjellë marrja (ose jo) e një telefoni gjatë vitit të ardhshëm.

Studiuesit morën në konsideratë edhe variabla të tjerë, siç janë të dhënat demografike dhe statusi socioekonomik, dhe zbuluan se në moshën 12 vjeç, gati 6.5% e atyre që kishin telefona ishin diagnostikuar me depresion, krahasuar me afërsisht 4.5% pa telefona. Ky është një ndryshim statistikor në dukje i vogël, por domethënës.

Për obezitetin, shifrat përkatëse ishin afërsisht 18%  e përdoruesve të telefonave inteligjentë krahasuar me 12% të 12-vjeçarëve pa këto pajisje.

Sa i përket gjumit, 47% e 12-vjeçarëve me telefona raportuan gjumë të pamjaftueshëm (më pak se nëntë orë në natë) krahasuar me 31% të bashkëmoshatarëve të tyre pa telefona.

Studiuesit pranojnë se përdorimi i telefonit mund të ketë përfitime, siç kanë treguar edhe studime të tjera, por ata duan të shohin më shumë të bëhet për t’u siguruar që këto pajisje përdoren me përgjegjësi.

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës