Studiuesit ngrenë alarmin: Këto ushqime rrisin shanset për fëmijë skizofrenë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumi në sasi të madhe i proteinave të gjendura tek mishi, djathi dhe bishtajoret gjatë shtatzënisë rrit rrezikun që fëmija të zhvillojë skizofreni më vonë gjatë jetës, sugjeron një studim i ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar se “abuzimi” me aminoacidet e zakonshme, të gjendura gjithashtu tek peshku dhe produktet e bulmetit, si edhe tek frutat e thata dhe drithërat – shkakton simptomat e skizofrenisë tek fëmija.

Në studimin e parë të këtij lloji, shkencëtarët zbuluan se minjtë, nënat e të cilëve morën sasi të lartë të metioninës gjatë shtatzënisë, shfaqën sjellje të ngjashme me skizofreninë.

Hulumtuesit shkencorë shpresojnë se ky zbulim i ri të shërbejë për prodhimin e ilaçeve të reja kundër çrregullimeve psikike.

Sipas autorit kryesor të studimit, Amal Alachkar, nga Universiteti i Kalifornisë, studimi provon thënien, “jemi ajo çfarë nënat tona kanë ngrënë”.

Skizofrenia është një gjendje e rëndë afatgjate e shëndetit mendor, ku një person nuk është i aftë të ndajë mendimet dhe idetë nga realiteti. Simptomat përfshijnë halucinacione, iluzione, mendime të ngatërruara dhe ndryshime në sjellje.

Çfarë është metionine?

Metionine është një aminoacid esencial – një nga blloqet ndërtuese të proteinës që ndihmon në krijimin dhe rigjenerimin e qelizave, që nuk mund të prodhohen nga trupi kështu që shumica vjen nga ushqimet. Ajo është e nevojshme për rritjen dhe riparimin e indeve si dhe ndihmon në zbërthimin e yndyrës në mëlçi dhe arterie.

Mungesa e metioninës mund të shkaktojë probleme me mëlçinë, humbje të masës muskulore, dobësi, letargji dhe vonesë në zhvillimin e fëmijëve.

Cilat ushqime përmbajnë metioninë?

Ushqimet e pasura në metioninë janë frutat e thata, mishi i viçit, qengjit dhe shpendëve, djathi, peshku, vezët, produktet e sojës, bulmeti dhe bishtajoret.

Aminaocidet janë më të mira tek produktet shtazore. Mishi i pulës dhe peshkut kanë nivele më të larta, ndërsa qumështi, mishi i kuq dhe vezët kanë më pak.

Soja dhe bishtajoret thuhet se kanë nivele më të pakta të metioninës.

Me pak fjalë, i konsumoni këto ushqime, vetëm mos e teproni me to gjatë shtatzënisë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis