Superushqimet: ja ç’duhet të keni gjithnjë në pjatën tuaj

Keni dëgjuar për superushqime? Këtu do të parashtrojmë një listë me disa ushqime me pothuajse zero kalori, të shoqëruara me kombinime e receta.

Domatet

Ato përmbajnë lykopen, një antioksidues që rrallë gjendet në ushqimet e tjera. Studimet tregojnë domate vaj ullirise ato mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, parandalojnë tipe të ndryshme të kancerit dhe kolesterolin e ulët. Domatet përmbajnë sasi të larta kaliumi, fibrash dhe vitamin C.

Kungulli i njomë

Ky lloj kungulli është një mrekulli, sepse mund të përdoret në sasi të mëdha dhe ka shumë pak kalori. Është i lehtë, përmban vitaminë A dhe mund të kombinohet në mjaft receta. Një recetë që mund t’iu sugjerojmë është kungull i prerë në formë rrethore, i pjekur me domate dhe djathë dhie pa yndyrë.

Spinaqi

Spinaqi bën pjesë në zarzavatet me gjethe të errëta dhe është i pasur me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Mund të përdoret për mbushje në omleta dhe është një recetë mjaft e shijshme edhe për fëmijët.

Limoni (edhe ai jeshil)

Limoni është agrum mjaft i pasur me vitaminë C dhe është lehtësisht i shoqërueshëm në shumë ushqime. Eshtë një antioksidues shumë i mirë dhe ndihmon në rënien e peshës (provoni gjysmë kokërr limoni në një gotë ujë të vakët çdo mëngjes)

spec djegesSpecat

Djegës apo jo, specat janë të mbushur me vitaminë C, fibra dhe kalori të papërfillshme. Specat djegës përshpejtojnë metabolizmin duke vënë trupin në lëvizje ndihmojnë në djegien e yndyrnave. Ju mund të digjni 50 – 100 kalori pas një vakti pikant. Po po, është e vërtetë !

Çaj

Kur flasim për çajin si një superushqim, e kemi fjalën për çajin jeshil, të zi, të bardhë apo çajin “me barishte” dhe, mbi të gjitha, natyral. Të gjitha llojet e këtyre çajrave janë antioksidues shumë të mirë dhe mund t’i pini në sasitë që dëshironi, pa marrë asnjë kalori shtesë (natyrisht nëse nuk përdorni sheqerin).

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët