Sy të ënjtur, shpina me gungë dhe duar si kthetra: Modelja dëshmon se si do të duken punonjësit remote pas 70 viteve

Puna nga shtëpia më parë ishte e rralllë, por sot është është bërë normë për miliona njerëz, pas pandemisë Covid-19.

Por, pamja e kësaj modeleje mund t’ju bëjë të kërkoni të ktheheni në zyrë. Furniture At Work ka zbuluar se si mund të duken punëtorët remote deri në vitin 2100 – dhe kjo nuk është një pamje aspak  e bukur.

Modelja e tyre, e quajtur Anna, ka shpinë të kërrusur, sy të zinj dhe të ënjtur dhe duar si kthetra, si rezultat i punës nga shtëpia.

“Anna shfaq shumë defekte fizike për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të teknologjisë, ekspozimit ndaj ekranit dhe qëndrimit jo të mirë, bashkëshoqëruar me problematika të mundshme të shëndetit mendor”, thotë ekipi relizues.

Ekipi krijoi një Anna pas një studimi nga Universiteti i Leeds, i cili zbuloi se një e treta e punonjësve të zyrës në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë hapësirë pune të dedikuar në shtëpi.

“Për të vizualizuar efektet e mungesës së një vendi të duhur për të punuar në shtëpi, Furniture At work përdori kërkime shkencore dhe punoi me ekspertë të kujdesit shëndetësor për të zbuluar se si mund të dukej punonjësi remote i së ardhmes,” shpjeguan ata.

Puna nga shtrati i ka shkaktuar Anës, një kurriz  me gungë, shpatulla të kërrusura, ndërsa shikimi i përqëndruar gjatë  gjithë ditës në ekran i ka shkaktuar sytë e saj të skuqur dhe të enjtur.

Orët e gjata me dorën e saj mbi (mouse) kanë bërë që gishtat e saj të duke si kthetra. Ajo ka rënë gjithashtu viktimë e shtimit në peshë, një sistemi imunitar të dobët falë ajrit të pastër të pamjaftueshëm, ankthit dhe depresionit.

Bazuar në gjetjet, ekspertët e shëndetit po u bëjnë thirrje personave që punonjë nga shtëpia që të marrin masa për të qëndruar të shëndetshëm dhe të krijojnë hapësira të dedikuara për punën në shtëpi.

Brian Clark, Themeluesi i United Medical Education, sugjeron: “Punëtorët remote duhet të bëjnë të shtrihen herë pas here të pushojnë , si dhe të lëvizin trupat e tyre për të ndihmuar në shmangien e dhimbjeve të shpinës dhe qafës”.

Sarah Gibson, drejtoreshë e Kujdesit Shëndetësor Proactive, rekomandon ndjekjen e rregullit ’20-20-20′.

“Ndjekja e rregullit 20-20-20 është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u kujdesur për sytë tuaj nëse kaloni periudha të gjata, duke ngulur sytë para ekraneve,” tha ajo.

“Shikoni larg ekranit tuaj çdo 20 minuta për 20 sekonda dhe fokusohuni në diçka 20 metra larg.”

Ndërkohë, nëse punoni rregullisht nga shtëpia, zoti Clark këshillon të krijoni një hapësirë ​​pune të dedikuar.

Ai shtoi: “Ngritja e një hapësire pune të dedikuar me mobilje ergonomike është gjithashtu e rëndësishme për vendosjen e kufijve të qartë midis punës dhe kohës personale.”

Përshtatur nga dailymail.co.uk

 

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet