Të dhënat shëndetësore të fshehura në formën e ushqimit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

ushqime_organe

E dini shprehjen e vjetër “Ne jemi çfarë hamë” apo “Nëse nuk i ha të gjitha karotat, nuk do të shohësh në darkë”?

Studimet e fundit kanë treguar se shumë fruta dhe perime shpesh duken si pjesë të trupit ose organe për të cilat janë të mira.

Një filozofi e lashtë evropiane, e njohur si “Doktrina e nënshkrimeve” sugjeron se bimët, kafshët dhe mineralet shpesh fshehin të dhëna në formën e tyre dhe na tregojnë në mënyrë sekrete qëllimin përse janë krijuar.

Në një artikull të publikuar tek revista Healthista, eksperti Carly Jade Cochrane zbulon 12 ushqime të shëndetshme që duken si pjesë të trupit nda të cilat marrin përfitime.

Karota – Sy

karrote_sy

Prisni një karotë në gjysmë dhe do të shihni të njëjtën formë të syrit, me vija si bebëza dhe irisi i syrit.

Përveç se janë të pasur me vitamina dhe antioksidues, karotat përmbajnë një substancë kimike bimore të quajtur beta-karotene, nga e cila marrin ngjyrën portokalli.

Kjo substancë është e mirë për uljen e rrezikut të zhvillimit të katarakteve dhe mbron kur degjenerimit makular, një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit tek moshat e vjetra.

 

Arrë – Tru

arre_tru

Arrat gjithashtu kanë të njëjtën formë me trurin, me të njëjtat vija dhe rrudha. Ato madje kanë edhe hemisferën e djathtë dhe të majtë, ashtu si truri.

Arrat përmbajnë një përbërës të acideve yndyrore omega 3 që ndihmon në funksionimin e trurit. Ato parandalojnë gjithashtu sëmundjen e dementias dhe alcajmerit. Jo më kot arrat janë quajtur ndryshe “ushqimi i trurit”.

Selino – Kocka 

selino_kocka

E keni vënë re ndonjëherë që gjethet e gjata të selinos duken si kocka? Selinoja është ushqimi më i mirë për forcimin e kockave. Ajo është një burim i mirë i silionit, një përbrës i strukturës molekulare që forcon kockat.

Kockat përmbajnë 23% të sodiumit dhe selinoja përmban 23% sodium. Nëse nuk keni mjaftueshëm sodium në dietën tuaj, trupi e tërheq atë nga kockat, duke shkaktuar dobësim të tyre. Prandaj selinoja është një nga mënyrat më të mira për furnizuar trupin me sodium dhe forcuar kockat.

Portokall – Gjoks

portokall_gjoks

Ngjashmëria mes portokajve dhe gjoksit nuk është aq e rastësishme sa mund të mendoni. Që portokalli duket si gjoksi kjo është e dukshme, por, ajo që mund të mos dini është se, ky frut është gjithashtu i mirë për parandalimin e një sërë sëmundjesh në gjoks.

Ata ndihmojnë në lëvizjen e limfës në gjoks. Sa i përket grejpfrutit, ai përmban disa substanca të quajtura limonoide, të cilat parandalojnë zhvillimin e qelizave të gjirit të njeriut.

Patate të ëmbla – Pankreas

patate te embla_pankreas

Patate të ëmbla? Pankreas? A mund ta vini re ngjashmërinë?

Ato kanë një efekt shumë të rëndësishëm në pankreas, pasi e ndihmojnë të funksionojë siç duhet.

Patatet e ëmbla janë gjithashtu të pasura me beta-karotene, një antioksidues që mbron të gjtiha indet në trup nga dëmtimet e lidhura me kancerin ose plakjen.

Këto perime janë të mira edhe për diabetikët, pasi ndihmojnë në balancimin e indeksit të glicemikës dhe mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Domate – Zemër

domate_zemer

Prisni një domate në gjysmë dhe do të vini re që ka ndarje të shumta që ngjasojnë me strukturën e zemrës. Domatet përmbajnë një substancë të quajtur likopene, një përbërës kimik që ul rrezikun për tÇu prekur nga sëmundjet e zemrës dhe lloej të ndryshme kanceri.

Nëse i përzieni domatet me yndyra të shëndetshme, si vaj ulliri ose avokado, ata do të rrisin absorbimin e likopenes në trup me 10 herë më shumë.

Verë e kuqe – Gjak

vere e kuqe_gjak

Vera e kuqe është e pasur me antioksidues dhe polifenolë, të cilat parandalojnë dëmtimin e qelizave. Prandaj, ndërsa shijoni një gotë me verë në mbrëmje, ju po furnizoni trupin me një sërë përbërësish të shëndetshëm, që e mbrojnë atë nga gjëra shkatërruese në gjak, si për shembull kolesteroli, i cili mund të shkaktojë probleme me zemrën.

Vera përmban gjithashtu një përbërës që ndihmon në hollimin e gjakut, duke parandaluar kështu mpiksjen e gjakut, që mund të shkaktojë goditje në tru ose atak në zemër.

Banane – Buzëqeshje

banane_buzeqeshje

Hani një banane që të përfitoni një buzëqeshje.

Bananet përmbajnë një proteinë të quajtur triptofan, i cili sapo tretet, mund të konvertohet në një neuro-transmetues të quajtur serotoninë.

Serotonina njihet si “përbërësi i lumturisë” dhe është një nga përbërësit kimikë më të rëndësishëm për rregullimin e humorit.

Avokado – Mitër

avokado_miter

Avokadot kanë formën e një llambe ose mitre.

Ky frut është një burim i mirë i acidit folik, që do të thotë se mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të displesisë çervikale, sëmundje kjo që sjell kancerin.

Studime të ndryshme kanë treguar se nëse një grua konsumon një avokado në javë, e ndihmon që të balancojë hormonet, të bie në peshë pas lindjes dhe të parandalojë llojet  e kancerit çervikal.

Ja një tjetër rastësi e çuditshme – Një avokadoje i duhet nëntë muaj që të rritet nga lulja në frut i pjekur.

Rrush – Mushkëri

rrush_mushkeri

Mushkëritë janë të ndërtuara me degëzime të rrugëve të frymëmarrjes që përfundojnë me tufa të vogla indesh të quajtura alveoli. Këto struktura, të ngjashme me veshin e rrushit, lejojnë oksigjenin të kalojë nga mushkëritë tek rrugët e gjakut.

Një dietë e pasur me fruta, si rrushi, ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i mushkërive dhe emfizema.

Xhenxhefil – Stomak

xhenxhefil_stomak

Rrënja e xhenxhefilit ka gjithashtu formën e stomakut, dhe është një prej ushqimeve më të mira për këtë organ.

Për vite të tëra kinezët  e kanë përdorur atë për të lehtësuar dhimbjet e stomakut dhe kuruar të përzierat.

Kërpudhë – Vesh

kerpurdha_vesh

Prisni një kërpudhë të gjysmë dhe do të vini re ngjashmërinë mes saj dhe veshit.

Kërpudhat janë një nga pak ushqimet që përmbajnë vitaminën D, një lëndë ushqyese vitale për kockat, edhe për ato të veshit që kalojnë tingujt në tru.

Prandaj duhet t’i përfshini sa më shumë kërpudhat në gatimet tuaj që të përmirësoni dëgjimin.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/ 

Postime të ngjashme

3 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri
Ekportoi drejt Kroacisë perime me nivel të lartë pesticidesh, në pranga administratori i subjektit
Tragjike në spital! 61-vjeçari vdes në sallën e rezonancës magnetike pasi kishte harruar varsen në qafë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare