Xhoia Kuka është 15 vjeçe. Që kur ka qenë në klasën e parë ajo ka filluar të shtojë në peshë dhe nuk ka mundur të ndryshojë, pavarësisht përpjekjeve të prindërve të saj. Tashmë ajo është e gjatë 161 cm dhe peshon 95 kg. Përpjekjet për të rënë nga pesha kanë qenë të shumta, përveç gjithë parave të shpenzuara. Ndaj edhe shpresat tek programi “Të dobësohesh shëndetshëm”, realizuar nga “Te Stela Resort” janë shumë të mëdha.
Xhoia, çfarë përpjekjesh ke bërë për të rënë nga pesha?
Në fillim nuk e kuptoja çfarë më thoshte mami. Por tani e kuptoj dhe mundohem që të mos ha shumë, por pesha vazhdon të jetë e njëjtë.
A ke pasur probleme të tjera shëndetësore që kanë kushtëzuar peshën tënde?
Po. Kam kaluar bronkopneumoni të përsëritur që nga mosha 3 vjeç e deri në moshën 12 vjeç. Gjatë kësaj periudhe kam përdorur antibiotikë të ndryshëm.
Cila është dieta ushqimore e përditshme (si ushqehesh zakonisht)?
Normalish ha 3 herë në ditë. Më pëlqen ushqimi. Ha me dëshirë. Në mëngjes ha kornfleks me qumësht ose një fetë bukë me reçel ose çokokrem. Në drekë ha çdo gjë që ka gatuar mami im. Nuk më pëlqejnë shumë sallatat, thjerrëzat. Në darkë ha shumë pak ose asgjë.
A ke mbajtur dietë?
Kam kryer dieta të ndryshme. Kam rënë në peshë, por i kam marrë sërish kilet e humbura. Dhe tani së fundmi po shtoj peshë vazhdimisht, edhe pse po mundohem të mos ha shumë.
A kryen rregullisht aktivitet fizik (sport, palestër)?
Po, kam kryer aktivitet fizik që e vogël, jam marrë me atletikë, volejboll, basketboll. Kam shkuar edhe në palestër dhe kam bërë vetëm aerobi.
Cilat janë arsyet që do të biesh nga pesha?
Nuk më pëlqen vetja kaq e shëndoshë. Dua të bie nga pesha edhe nga frika e ndonjë sëmundje. Si dhe dua të jem normal, njësoj me të tjerët, moshataret e mia.
Në takimin me drejtuesit e “Te Stela Resort” cilat ishin përshtypjet?
Shpresoj të realizohen ato që u thanë atje.
Takimi me doktorin dhe trajnerin ju ka krijuar bindjen se tashmë do të humbisni peshë?
Po.
Cilat janë shpresat në fund të këtij trajtimi?
Shpresoj shumë që të kem rezultate të mira!


