Të gjithë në lot/ Bradley Lowery humb betejën me kancerin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Më një duartrokitje të gjatë dhe lot në sy ka nisur ndeshja mes dy ekipeve të futbollit Bury dhe Sunderland teksa mijëra tifozë nderuan për herë të fundit 6-vjeçarin Bradley Lowery, i cili ndërroi jetë mesditën e të premtes.

Vogëlushi ndërroi jetë në krahët e prindërve pas një beteje të gjatë me “neuroblastoma”, një formë e rrallë e kancerit në fëmijëri.

Gjatë jetës së tij të shkurtër, tifozi më i zjarrtë i ekipit anglez të futbollit fitoi dashurinë dhe admirimin e miliona njerëzve në të gjithë botën dhe mblodhi me shumë se 1 milionë paundë nëpërmjet shoqatës së bamirësisë “Bradley’s Fight”.


Nëna e tij Gemma zbuloi në faqen në Facebook të vogëlushit Bradley se djali ndërroi jetë mesditën e së premtes: “Djali im guximtar shkoi tek engjëjt sot, në krahët e mamit dhe babit, i rrethuar nga familjarët. Ishte superheroi ynë i vogël që luftoi shumë por që kishin nevojë për të diku tjetër”.

Me shpirtin e tij të bukur dhe të guximshëm arriti të fitojë një ushtri me fansa, përfshirë edhe yje të futbollit dhe personazhe të famshëm. Ai arriti të krijojë një lidhje shumë të afërt me sulmuesin anglez Jemain Defoe.

Defoe shpërtheu në lot gjatë një konference për shtyp të enjtes, kur u njoftua nga gazetarët se Bradley ishte në momentet e fundit të jetës.

Bradleyu diagnostikua me kancer në vitin 2013 dhe vitin e kaluar u mblodhën më shumë se 700 mijë paundë për shërimin e tij. 200 mijë paundë u dhuruan nga skuadra angleze Everton.

Fatkeqësisht, familja e tij mori më vonë lajmin se kanceri ishte përhapur shumë dhe trajtimi vetëm mund t’i zgjaste jetën.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?