Të luftojmë celulitin duke ngrënë

Me verën fillon në tavolinë lufta kundër celulitit. Që nuk do të thotë të hash më pak, por të hash ushqime që e luftojnë atë.  Siç dihet, celuliti nuk është i lidhur detyrimisht me mbipeshën; shfaqet madje edhe në femrat e dobëta dhe sportive. Një sërë faktorësh ndikojnë në shfaqjen e celultit; faktorët endokrinë, mjedisorë dhe të stilit të jetesës. Këta faktorë përcaktojnë ngadalësimin e qarkullimit të gjakut që shkakton për celulit 2pasojë mbajtjen e lëngjeve në indet intersticiale të qelizave. Për këtë arsye dy janë objektivat e një forme të ushqyeri anticelulit: të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të eliminojë lëngjet e tepërta.

Në listën e pazareve tuaja nuk duhet të mungojnë:

  • Ushqimet e pasura me flavonoide që favorizojnë qarkullimin mikrokapilar të gjakut dhe që forcojnë muret e enëve të gjakut. Flavonoidet janë përbërje kimike natyrale të gjendura në bimë e fruta të ndryshme, të njohura për cilësitë e tyre antioksidante. Njihen gjer më sot, 5000 lloje të ndryshme flavonoidësh, që ndihmojnë organizmin të luftojë radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen qelizore dhe origjinën e shumë sëmundjeve kronike degjenerative. Për të shtuar sasinë e flavonoideve në dietën tonë, duhet të shtojmë racionin e frutave dhe përimeve (sidomos atyre me ngjyrë të errët blu-manushaqe).
  • Kështu që konsumoni sa më shumë patëllxhanë, lakër të kuqe, frutat e pyllit, luleshtrydhet, qershitë dhe kumbullat.  Sasitë ideale të këshilluara janë 400 gramë fruta në ditë (pothuajse 3 fruta) dhe 200 gramë perime në çdo vakt. Në pije flavonoidet mund t’i gjeni në çajrat e ndryshëm, në kafe dhe në verën e kuqe. Gjithashtu, i gjejmë edhe tek çokollata dhe tek vaji i ullirit, por bëni kujdes me konsumimin e  tepërt të tyre.
  • celulit 111Ushqimet që përmbajnë kalium, pasi kaliumi lufton veprimin e kripërave dhe favorizon drenimin e organizmit. Përpiquni të fusni në dietën tuaj bajamet, bishtajoret, salcën e domates, kajsitë, kërpudhat, patatet, rukolën, miellin e sojës, drithërat integralë, shafranin, rrushin e thatë etj.
  • Ushqimet me përmbajtje të lartë fibre që kanë fuqi pastruese, sepse ndihmojnë dhe nxisin procesin e tretjes, duke bërë të mundur nxjerrjen jashtë organizmit të mbeturinave trupore.
  • Ushqime të pasura me vitamin C, e vyer  për muret kapilare, si: agrumet, kivit, luleshtrydhet, brokoli, domate, radhiqe, lakra të egra etj.
  • Ushqime që favorizojnë mikroqarkullimin: gështenjë kali, tërfil i ëmbël, fshesë kasapi etj (bimë të cilat mund të përdoren për përgatitjen e çajrave me efekt kullues)
  • Ushqime me cilësi diuretike, si: ananasi, shalqiri, angjinaret, kastraveci, radhiqet, finoku, pjepri dhe pjeshkat

Mos  harroni të praktikoni gjithashtu këshillën e vjetër: pak kripë dhe shumë ujë.

Përshtati në shqip: Eni Mjeshtri

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin