Aloe vera vazhdon të dëgjohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Në fakt ndërsa studimet vazhdojnë, tregojnë se kjo bimë ka një ndikim shumë të mirë për
trupin dhe përdorimi i rregullt i saj të jep shëndet. Më poshtë janë 5 probleme të trupit në të cilat përdorimi i aloes mund të ndikojë duke përmirësuar shëndetin tuaj.
- Rregullon tretjen:
Aloe Vera është shumë e vlefshme për të kuruar problemet e zorrëve falë vetive të saj të shumta anti inflamatore. Ajo ndihmon në rritjen e baktereve pozitive në zorrë, dhe kjo i mban larg gjithë çrregullimet e tretjes.
- Trajtimi i artritit reumatoid:
Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune e cila ndikon gjithë trupin. Sistemi imunitar sulmon indet e trupit, duke krijuar acarim dhe ngërçe. Ka mbledhje të lëngjeve në kyçe, çka e përkeqëson situatën. Duke qenë se artriti reumatoid është një sëmundje kronike, të sëmurët zakonisht përdorin qetësues të ndryshëm. Por këto sëmundje kanë ndikim të fortë në trup. Aloe vera jep rezultate të mira në uljen e inflamacionit të trupit si në rastet e reumatizmës, acarimeve të veshëve, syve dhe artritit. Përbërësit e saj antiinflamator ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe ngërçeve, pa e dëmtuar trupin.
Aplikimi i xhelit mbi lëkurë mund të lehtësojë dhimbjet e muskujve dhe kyçeve. Por mos harroni të përdorni xhel të sapopërgatitur.
- Për djegien e zemrës:
Keni probleme të rënda me tretjen? Pini lëng aloe vera meqenëse ajo ul simplomat e refluksit të zemrës dhe stabilizon nivelin e alkalinës në trup. Ajo ka një efekt qetësues në muret e stomakut dhe ul djegien e zemrës dhe parehatinë. Falë vetive laksative ajo trajton dhe kapsllëkun.
- Ul nivelin e kolesterolit:
Aloe është shumë e mirë për t’i mbajtur të ulëta nivelin e kolesterolit duke ulur trigliceridet. Përfshijeni lëngun e freskët të aloes në dietën tuaj ditore për të mbajtur në nivelet e duhura kolesterolin, si dhe për të rritur nivelin e kolesterolit të mirë. Duke ulur kolesterolin ju po mbroni zemrën nga dëmtimet./ Përgatiti: Gridi Shehu



