Të rinjtë e Fierit, pjesë e fushatës “He for She”

firr “He for She” ishte slogani që mblodhi bashkë të rinjtë e Qendrës Rinore “Epoka e Re” Fier, për t’i ftuar ata, të kontribuojnë si “Agjentë Ndryshimi” për përparimin e barazisë gjinore në shoqëri.

Të rinjtë e Qëndrës, organizuan një aktivitet ku prezantuan misionin e fushatës dhe ftuan të gjithë bashkëmoshatarët të bëhen pjesë në gjenerimin dhe përhapjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë që djemtë dhe burrat kanë, për eliminimin e diskriminimit dhe dhunës kundër grave dhe vajzave.

Kësaj nisme ju bashkua edhe Kryetari i Bashkise Fier Z. Subashi i cili u shpreh se e mbështët plotësisht fushatën dhe njëkohësisht do të behet pjesë aktive e saj.

Në kuadër të 16 ditëve të Aktivizmit, të rinjtë e Qëndrës Rinore “Epoka e Re”, zhvilluan gjithashtu takime me prindërit e nxënësve të shkollës “Pinollopi Pirro” ku u diskutua mbi dhunën në familje dhe format e parandalimit të saj.

fjerBrisilda Hasaj, përfaqësuese e Qendrës Rinore “Epoka e Re” u shpreh e kënaqur nga pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm të rinjsh të cilët ofruan mbështetje të plotë për aktivitetet që do të organizohen gjatë ditëve në vijim, në mështetje të kësaj kauze kaq sensibilizuese “Ai për Atë”

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
Elona Hasko: Duhet të bëjmë rrjetizimin dhe specializimin më të mirë të shoqërisë civile
Dita Kombëtare e Aktivizmit, Together for Life i bashkohet panairit të organizatave
Art përmes riciklimit: Redukto – Ripërdor - Riciklo
“Përfshirja dhe Fuqizimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”: OSHC-të nga e gjithë Evropa ndajnë praktikat më të mira në vizitën studimore në Tiranë