Të rinjtë e qytetit të Patosit ngrenë zërin për një të ardhme më të mirë

Të rinjtë drejtues të këshillit bashkiak, kërkojnë llogari për qytetin dhe të drejtat e tyre

Si kurrë më parë të rinjtë e qytetit të Patosit kanë marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak për rreth dy orë me radhë duke u vendosur përballë përfaqësuesve të bashkisë Patos.

Në kuadër të fushatës “Youth Voice”, shoqata “Together for Life” organizoi një aktivitet me të rinj gjimnazistë të qytetit të Patosit. Ky aktivitet konsistoi në vendosjen e të rinjve përballë përfaqësuesve të pushtetit vendor për t’i njohur këta të fundit me problemet që kanë të rinjtë, si dhe për të kërkuar zgjidhje efektive.

fier 20Gjatë këtij takimi nxënësit, të cilët vinin nga gjimnazet e qytetit të Patosit, parashtruan probleme nga më të ndryshmet duke filluar nga pakënaqësitë lidhur me infrastrukturën e shkollave, mungesën e qendrave kulturore, mungesën e bibliotekave e deri te transparenca mbi investimet e bëra në qytet.

Një nga nxënëset e gjimnazit “Mustafa Matohiti” u shpreh se “biblioteka në këtë shkollë nuk funksionon ashtu si duhet. Kushtet për të realizuar orët e leximit jashtë klase, janë thuajse të pamundura”.

Kësaj ankese iu përgjigj Elda Goxhaj, përgjegjëse e sektorit “Informacion dhe Marrëdhënie me Publikun” në bashkinë e qytetit. “Biblioteka e qytetit të Patosit është furnizuar me libra jashtëshkollorë para disa muajsh dhe sigurisht që ka llojshmëri librash artisktikë. Bëni kërkesë pranë librarisë mbi librat që ju nevojiten dhe vitin e ardhshëm ato do të ndodhen në bibliotekë”, u shpreh Goxhaj.

fier23Ndërkohë Balil Balili nën funksionin “Sekretar i Këshillit Bashkiak” tha se është shumë e rëndësishme që kërkesat e të rinjve të merren shënim dhe të përfshihen patjetër në buxhetin e vitit tjetër. Balili vijoi fjalën e tij duke thënë se “kushtet për të zhvilluar një mësim sa më cilësor nuk mbarojnë, është e pamundur të sigurohen të gjitha menjëherë, por sigurisht që ato do të shikohen me prioritet dhe shumë shpejt do të marrin zgjidhje”.

Në vijim, nxënësit folën për infrastrukturën jo të përshtatshme të shkollës, për zhvillimin e aktiviteteve sportive e kulturore, duke kërkuar ambiente të mbyllura për realizimin e aktiviteteve sportive gjatë stinës së dimrit. Kjo sepse shiu dhe i ftohti nuk i lejojnë të ushtrohen shumë në këtë fushë.

fier 8Goxhaj tha se bashkia tashmë ka filluar me rikonstruksionin e institucioneve duke u përfshirë gjithashtu edhe në projekte të cilat financojnë rikonstruksionet për të sjellë ndërtesa sa më të përshtatshme për zhvillimin e orëve mësimore. Ajo gjithashtu informoi nxënësit se projekti tashmë është gati, duke shpresuar në marrjen e fondeve sa më shpejt për të filluar nga investimet.

Goxhaj foli për rikonstruksionin e shkollës “Zhani Ciko” dhe për kushtet shumë të mira e bashkëkohore që ofrohen atje duke shtuar se jo të gjitha shkollat mund të rikonstruktohen menjëherë.

“Në traditën e qytetit tonë para se të miratohet buxheti merret mendimi i shumë kontigjentëve dhe ne do t’i përcjellim të gjitha këto kërkesa tek kryetari i bashkisë, aq më tepër kur ato vijnë prej jush që jeni brezi i ri i këtij qyteti.

“Patosi i Vjetër duke qenë zonë e cila ndodhet më në distancë ka nevojë për më shumë investime edhe përsa i përket stafit mësimdhënës, ne do përpiqemi t’i japim përparësi si nga ana e kushteve edhe nga ana e nivelit të mësimdhënies”, tha sekretari i Këshillit Bashkiak.

fier 17Sara Gerambi, nxënëse e gjimnazit “Sotir Çapo”, foli për të rinjtë e fshatit ku ajo banon të cilët kanë talente nga më të ndryshmet, por nuk ka një qendër rinore ku ata të promovohen dhe të shpalosin talentet.

Përsa i përket kësaj kërkese, Loreta Stopani, përgjegjëse e Prokurimeve Publike, tha se në qytetin e Patosit ekziston tashmë një qendër rinore funksionale, por nuk ka interes dhe frekuentim të kësaj qendre nga ana e të rinjve. Ajo i ftoi edhe njëherë të rinjtë e pranishëm dhe bashkëmoshatët e tyre jashtë asaj salle të jenë pjesë aktive e aktiviteteve të ndryshme dhe të paraqiten tek kjo qendër sa herë të kenë nevojë për të zhvilluar diçka në dobi të tyre.

Një tjetër çështje që u diskutua ishte edhe punësimi i të rinjve pas mbarimit të studimeve të larta ku përfaqësuesit e bashkisë thanë se rreth 60 % e punonjëse në këtë institucion janë të rinj të cilët kanë mbaruar shkollën dhe aktualisht gëzojnë poste shumë të mira, duke nxitur kështu nxënësit të punojnë sa më fort dhe mbi të gjitha të ndjekin talentin e tyre.

Një pikë shqetësuese për të rinjtë e qytetit të Patosit ishte mjedisi përreth shkollave dhe lagjeve ku ata banojnë. Ata shprehën pakënaqësi lidhur me djegien e plehrave në vende të papërshtatshme dhe mungesën e koshave në ambiente publike.

fier10Blerina Troka, specialiste e Mjedisit pranë Bashkisë së Patosit, lidhur me këtë problem tha se bashkia i ka përkrahur gjithmonë aktivitetet e mjedisit dhe në bashkëpunim me shkollat dhe ndërmarrjet vartëse janë arritur të zhvillohen aktivitete vërtet të vlefshmepër të rinjtë dhe për qytetin .

Rreth djegieve të mbeturinave ajo tha se në fillim duhet të bëjmë diferencimin e mbetjeve dhe më pas të bëjmë kërkesën për përpunimin e mbetjeve. Ajo shtoi se pjesë e kësaj nisme duhet të jetë gjithsecili  jo vetëm punëtorët e kontraktuar nga bashkia.

Përsa i përket investimeve të bëra në qytet nxënësit ishin të vetëdijshëm që investime janë bërë, por shprehën dëshirën që këto investime të bëhen jo vetëm në Patos, por edhe në fshatra, e njëkohësisht ngritën zërin për më shumë transparencë nga ana e Bashkisë lidhur me fondet që jepen për investime.

Në përfundim, Eglantina Bardhi, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës “Together For Life” u shpreh e kënaqur nga ky takim duke i ftuar si nxënësit, ashtu edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor në diskutime të tilla edhe në të ardhmen. Duke e parë këtë si një mundësi shumë të vlefshme për përmirësimin e kushteve për të ardhmen e të rinjve të qytetit.


fier 28
fier 21fier 5
fier 15

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
Elona Hasko: Duhet të bëjmë rrjetizimin dhe specializimin më të mirë të shoqërisë civile
Dita Kombëtare e Aktivizmit, Together for Life i bashkohet panairit të organizatave
Art përmes riciklimit: Redukto – Ripërdor - Riciklo
“Përfshirja dhe Fuqizimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”: OSHC-të nga e gjithë Evropa ndajnë praktikat më të mira në vizitën studimore në Tiranë