Të vërtetuara shkencërisht! Këto 3 kura funksionojnë për hundët e bllokuara

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një nga efektet më acaruese të ftohjes janë hundët  bllokuara. Fatmirësisht, ka disa metoda, të vërtetuara shkencërisht, që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga hundët e bllokuara dhe ftohja,

Më poshtë do të gjeni 3 kura natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi.

Përgatisni 1 filxhan çaj ose kafe

Konsumimi i një pije të ngrohtë do t’ju ndihmojë në lehtësimin e hundëve të bllokuara dhe simptomave të tjera të ftohjes, si dhimbja e fytit.

Një studim i vitit 2008 ka zbuluar se një pije e ngrohtë mund të sigurojë një lehtësim të menjëhershëm të disa simptomave të ftohjes, ndërsa një pije në temperaturë ambienti mund të lehtësojë vetëm hundët e bllokuara dhe kollën.

Vetëm mos e pini shumë të nxehtë që të digjni fytin.

Përdorni avull për zhbllokimin e kanaleve të hundës

Avulli ndihmon në shkrirjen e sekrecioneve që ju shkaktojnë ndjesinë e parehatisë dhe nevojën e vazhdueshme për të shfryrë hundët.

Vendosni kokën sipër një ene me ujë që është duke valuar mund t’ju ndihmojë të lehtësoni simptomat e zakonshme të ftohjes.

Konsumoni ushqime pikante

Ushqimet pikante konsiderohet si një kurë për hundët e bllokuara si pasojë e ftohjes dhe gripit. Një zgjidhje mund të jetë edhe spraj për hundë me përmbajtje të kapsacinës (përbërës tek speci i kuq djegës). Studimet kanë treguar se speci imkuq djegës ndihmon në lehtësimin e të gjitha simptomave të ftohjes.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis